Nëna e Muhamed Shehut, nga Gostivari, një prej të arrestuarve të operacionit të djeshëm antiterror të policisë maqedonase, deklaroi për mediat se djali i saj është arrestuar pa të drejtë.
“Ai thjesht është një besimtar i devotshëm, policia nuk ka gjetur asgjë në shtëpi përveç se mori telefonat dhe pasaportat. Hynë me dhunë madje nuk donin të na linin të falim namazin”, deklaroi Nakshia Shehu për mediat.