Lehtësuesi në bisedimet për daljen nga kriza politike në Maqedoni, belgu Piter Vannhaute, edhe pse pas skadimit të mandatit është kthyer në vendlindjen e tij Bruksel, ai sërish ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Shkup.
Ai, në rrjetin social twitter lidhur me vendimin e BDI-së për tërheqjen e ministrave nga qeveria, shkruan kështu: ”Një kthesë e re për mosfunksionimin e demokracisë paramendoni, një qeveri, ku njëri partner i qeverisë ofron dorëheqje dhe kryeministri hesht. Kryetari i partisë më të madhe pohon: ‘Ata mund t’i plotësojnë vendet ministrore, kur të duan’”, shkruan Vannhaute.
Dhe ja çfarë do të ndodhte në një sistem normal demokratik, pas dorëheqjes së BDI-së nga koalicioni sipas Vannhautes?
“Kryeministri menjëherë do të duhej të jepte deklaratë për opinion, se ka krizë politike.
Kryeministrit menjëherë do shkonte drejt parlamentit dhe do të ofronte dorëheqjen e qeverisë ose të paktën do të kërkonte votëbesimin nga deputetët.
Fakti që kryeministri nuk reagon akoma, është jonormal për një shtet demokratik, sepse kriza është pëgjegjësi e tij.
Fakti tjetër, që lideri i partisë (duke aluduar tek Gruevski) e ka marrë de fakto rolin e tij (të kryeministrit), është shumë shqetësues dhe tregon se shtetin e udhëheq partia dhe jo qeveria.
Parimi i ndërjes së shtetit nga partia, të këtë rast nuk respektohet”.
- Krasniqi – /tesheshi.com/