Një udhëtim në kodrën e St John’s, Newfoundland, Kanada, vendi ku është arritur transmetimi i parë transatlantik pa tel, ose hapi i parë i botës ëireless që në njohim sot…
Duke lundruar në erën e freskët të Oqeanit Atlantik para të shfaqet një ajsberg i madh që lundron pak kilometra larg, një kontrast i fuqishëm dhe i shkëlqyeshëm nën një qiell të butë blu.
Me kujdes e inkuadrova ajsbergun pas shpatullës time të majtë dhe arrita të shkrepja një “selfie” të përsosur. Pas disa komandave në telefonin tim dhe ja: imazhi fluturoi përmes hapësirës kibernetike nga aty ku ndodhesha, në St John’s, Newfoundland, në kanalet e mia të ndryshme të mediave sociale dhe ndjekësve në mbarë botën.
Unë buzëqesha dhe pyeta veten nëse kur Guglielmo Marconi qëndronte në këtë vend, në dhjetor të vitit 1901, për të arritur transmetimin e parë transatlantik pa tel në botë, kishte pasur ndonjë ide se ku do të çonte suksesi i tij? A do të bënte Marconi një selfie në këtë vend?
Isha në Signal Hill, rreth 140 metra mbi Oqeanin Atlantik në bregun lindor të Kanadasë. Është një vend dramatik, ku oqeani futet në Portin e Shën Gjonit, duke krijuar një rrugë ujore të quajtur “The Narrows” (ngushtica) .
Anijet e peshkimit dhe udhëtarët kalojnë çdo mëngjes kur dielli fillon të ndriçojë rrugën, dhe përsëri në orët e hershme të mbrëmjes për të sjellë prodhime deti në restorantet lokale.
Ata, gjithashtu, bëjnë fotografi për t’i ndarë në mediat sociale.
Udhëtimi deri në kodër është një stërvitje e vërtetë. Kur e eksplorova një pasdite të shtune, kodra ishte e mbushur me njerëz që po shtronin piknik dhe të apasionuar pas ecjes, që gëzonin bukurinë e ditës.
Fotografët e dasmave shfrytëzonin këtë mjedis të jashtëzakonshëm si një sfond për fotot të sapomartuarve.
Por bukuriae kësaj kodre nuk ishte në fakt ajo që e solli Marconin në Signal Hill. Në të vërtetë, numri i vizitorëve ishte një shqetësim për të pasi ai kërkonte më tepër qetësi për eksperimentin e tij.
Fëmijë i një familjeje të pasur në Bolonjë, Marconi ishte i arsimuar mirë dhe që në një moshë të hershme ishte i magjepsur me shkencën, veçanërisht transmetimin e valëve elektromagnetike përmes ajrit. Ai ishte i pari që zbuloi se duke lidhur një transmetues dhe një marrës, dhe duke ngritur lartësinë e një antene, mund të zgjasje gjatësinë e sinjalit.
Ky ishte një lajm i madh në vitin 1894. Por shumë pak në Itali u impresionuan, kështu që Marconi u zhvendos në Britaninë e Madhe ku e patentoi shpikjen dhe gjeti investitorë për të vazhduar punën e tij. Çështja e madhe e ditës ishte nëse një valë radioje në distancë të gjatë mund të ndiqte lakimin e Tokës ose nëse ajo vetëm hidhej në hapësirë.
Marconi provoi disa vende në bregun lindor të Amerikës Veriore për këtë transmetim eksperimental transatlantik. Zgjedhja e tij e parë ishte një gur i çmuar në Cape Cod, Massachusetts, por një sërë stuhish në të dy anët e oqeanit goditën antenën dhe pajisje te tjera duke e çuar atë përfundimisht në veri.
Signal Hill nuk është pika më lindore në Amerikën e Veriut, që do të ishte Cape Spear, pak më larg në jug. Por Signal Hill është paksa më e mbrojtur nga stuhitë e furishme të Atlantikut të Veriut.
Në një ditë të qetë, duket sikur mund të arrini të përshëndeteni me dikë në bregun shkëmbor të Anglisë, rreth 3.500 km në lindje.
Ndërkohë Marconi kishte zgjedhur vendndodhjen e tij ideale në anën tjetër të Atlantikut: Poldhu në Gadishullin Lizard në Cornëall Jugor.
Megjithëse stacioni origjinal i transmetimit është zhdukur, një qendër monumentesh shënon sot vendin dhe interpreton atë që ka ndodhur këtu, ndërsa Marconi dhe ekipi i tij punonin në anën tjetër të oqeanit.
Ata në Angli punuan në izolim, duke luftuar me kushtet e motit të tyre, duke mos ditur fare se çfarë po ndodhte në Newfoundland. Kishin kaluar disa javë pasi kishin komunikuar me Marconin dhe ekipin.
Për disa ditë, në një kohë të caktuar çdo ditë, shkencëtarët në Poldhu transmetuan tre pika të thjeshta – sinjale me kodin Morse. Marconi po luftonte kundër dimrit të ftohtë dhe me erë të fortë këtu dhe duhej të përdorte një sërë balonash për të ndihmuar në mbajtjen e antenave të tij në këmbë. Por çdo ditë, në kohën e caktuar, vinte veshin dhe dëgjonte.
Më në fund, më 12 dhjetor 1901, ajo ndodhi. “Dot-dot-dot”!
Marconi u bë menjëherë një emër i njohur në mbarë botën, i ngjashëm sot me Mark Zuckerberg ose Steve Jobs. Ai bëri miliona nga shpikjet e tij dhe mori Çmimin Nobel për Fizikë në 1909.
Signal Hill tani është një vend historik kombëtar. Dhe rreth 64 km në jug është Cape Race, stacioni i parë i përhershëm i Marconit në Amerikën e Veriut.
Ishte një natë e ftohtë në prill të vitit 1912, kur transmetimet me valë nga RMS Titanik u pranuan dhe u ndanë me pjesën tjetër të botës.
Të dyja vendet janë të denja për të bërë një selfie, dhe kjo falë Guglielmo Marconit.
Marrë nga BBC
Përgatiti Alba Skëndaj – /tesheshi.com/