“Ky qen do t’i dhurohet Francës për të dëshmuar solidaritetin tonë”,- shkruan në Twitter ministri i Brendshëm rus.
Quhet Dobrynia qeni që ministri i Brendshëm rus do t’i dhurojë Francës pas ngordhjes së Diesel, qenit të famshëm francez të vrarë gjatë operacionit në Saint Denis të forcave speciale franceze kundër terroristëve përgjegjës për atentatet e 13 nëntorit në Paris.
“Ky qen i vogël është një qen shërbimi që quhet Dobrynia. Është quajtur kështu në nder të heroit rus Dobrynya, i cili është personifikimi i forcës, mirësisë, aftësisë dhe altruizmit. Ky qen do t’i dhurohet Francës në shenjë solidariteti me popullin francez dhe me policinë franceze në mbështetje të luftës kundër terrorizmit”,- shkruan në Facebook ministri i Brendshëm rus./tesheshi.com/