Në zemër të shkretëtirës Atacama të Kilit, një nga rajonet më të thata në botë, shtrihet qyteti i Calama-s – një vend i jashtëzakonshëm që sfidon natyrën dhe kushtet e motit.
Calama njihet për periudha jashtëzakonisht të gjata pa reshje. Sipas të dhënave historike, kjo zonë nuk regjistroi asnjë pikë shiu për 401 vjet – nga viti 1570 deri në vitin 1971. Periudha e fundit e thatësirës së ngjashme u regjistrua në fillim të shekullit të 20-të dhe zgjati 41 vjet.
Sot, zona më e gjerë e qytetit merr mesatarisht vetëm pesë milimetra shi në vit, gjë që e bën Calama-n një nga destinacionet më të thata të populluara në botë.
Pavarësisht kushteve ekstreme klimatike, qyteti ka rreth 180,000 banorë. Çelësi i mbijetesës së këtij komuniteti qëndron në depozitat e pasura të bakrit, të cilat janë me rëndësi vendimtare për ekonominë e të gjithë rajonit.
Por dhe aty, Zoti ka instaluar bujari te natyra – algat, likenet dhe kaktusët mbijetojnë në zonat e shkreta falë mjegullës së detit të njohur si camanchaca, e cila arrin në brendësinë e thatë nga Oqeani Paqësor, duke sjellë lagështinë e nevojshme.
Banorët e Calama-s kanë mësuar ta përdorin këtë mjegull në mënyra inovative – duke përdorur rrjeta dhe sisteme të projektuara posaçërisht, ata mbledhin ujë nga ajri, të cilin më pas e përdorin për të pirë dhe për të ujitur kopshtet.
Ky qytet unik përfaqëson një shembull magjepsës të qëndrueshmërisë njerëzore, inovacionit dhe përshtatjes ndaj jetës në kushte ekstreme. /tesheshi.com/