Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në Ksamilin kozmopolitan: aty ku magjikja e detit e mposht të rëndomtën e tokës

by te Sheshi
17/08/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 4 mins read
A A
Në Ksamilin kozmopolitan: aty ku magjikja e detit e mposht të rëndomtën e tokës

Nga Bashkim Kastrati

Ksamili vazhdon të jetë një vend shumë atraktiv për turistët dhe sezoni i këtij viti ka shënuar numër të madh pushuesish ardhur ngado. Plazhet e Ksamilit që edhe nga mediat e huaja konsiderohen si “Perla e Ballkanit” janë pikëtuar në hartën e shumë turistëve të huaj.

Në këtë reportazh do të sjellë përshtypjet jjatë një jave të qëndrimit në Ksamilin e bukur, por më vonë do të theksoj edhe shëmtinë që po ia bënë faktori “njeri” kësaj bukurie.

Muaji gusht konsiderohet si piku i shkuarjes së turistëve në Ksamil. Në këtë muaj edhe çmimet kanë një rritje të lehtë, sidomos sa i përket banimit. Por kjo varet edhe nga ajo se çfarë dëshiron turisti. Aty kishe mundësi që të merrje një apartamente me kushte solide për 25 euro për një natë, por nëse dëshiroje të jesh afër detit, 2-3 minuta, kostoja rritej deri në 40-50 euro.

Vendasit në Ksamil siç dukej i gëzoheshin fluksit të madh të turistëve, pasi siç thonë ata në këtë sezon sigurojnë mirëqenien për pjesën tjetër të vitit. Sipas tyre, por edhe nga ajo që shihej në terren dhe në plazhe, e veçanta e këtij viti është ardhja e madhe e turistëve të huaj.

E nga një vëzhgim të thjeshtë që e bëmë në restorante dhe në plazhe gjatë qëndrimit, vërehej se nga turistët e huaj kishte më së shumti italianë, maqedonas, serbë, rusë, pastaj edhe francezë e gjermanë etj, etj. E veçanta ishte se kishte grupe të shumta deri në dhjetë persona që kishin ardhur së bashku. Në këtë mes nuk po i përfshijmë turistët nga Kosova, pasi që ata nuk i konsiderojmë të huaj.

Pra Ksamili kishte mbledhur njerëz nga vende të ndryshme, me kultura dhe tradita të ndryshme, e kjo të krijonte përshtypjen e një qyteze kozmopolitane.

Përveç turistëve të lartcekur, ne rastisëm edhe në dy turistë nga Australia e largët. Ata ishin një çift i ri, djali mësimdhënës, kurse vajza infermiere. Nuk hezituam që t’i pyesim se si kanë dëgjuar për bregdetin shqiptar, ata na thanë se kanë lexuar dhe parë përmes internetit vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

“Kemi qenë në Budva dhe në Ulqin, pastaj kemi ardhur në Vlorë, për të vazhduar në Dhërmi, në Sarandë dhe tashti në Ksamil. Është një vend i mrekullueshëm. Kemi qenë edhe në qytetin e Butrintit dhe jemi të mahnitur nga karakteristikat e atij vendi”, thonë ata.

E sigurisht se nuk u duruam pa i bërë pyetjen që i shkon në mendje shumicës së shqiptarëve, se a ishte më shtrenjtë në Mal të Zi apo në Shqipëri, dhe përgjigja e tyre ishte se në Shqipëri, përkatësisht në Jug kostoja e turizmit është më e lirë sesa në plazhet e Malit të Zi. Ata planifikonin që të qëndronin edhe disa ditë në Ksamil. Kishin dëgjuar edhe për “Syrin e Kaltër” dhe planifikonin që ta vizitonin gjatë qëndrimit të tyre.

Në përgjithësi turistët e huaj ishin të fokusuar në plazhet ku gjenden tre ishujt, por edhe në plazhe të tjera si tek “Pulbardha”, “Pasqyrat”, “Pema e Thatë” etj. Përshtypjet e tyre për plazhet e Ksamilit ishin të mira. Ata ishin të mahnitur nga bukuritë natyrore që Zoti ia ka dhënë kësaj pjese të Shqipërisë.

Ksamili  nuk ofron shumë mundësi për “jetën e natës”, edhe pse aty kishte organizime të ndryshme. Por ata që dëshiron jetë të natës më aktive, shkonin në Sarandë, që me autobus kohëzgjatja ishte rreth 20  minuta, ndërsa kostoja e lirë.

Edhe këtë vit kostoja e ushqimit nuk ishte aq e shtrenjtë siç bëhet propagandë në disa media. Krejt varet se çfarë dëshiron dhe në cilin vend ushqehesh. Por në shumicën e restoranteve që shtriheshin buzë detit një drekë mesatare nuk kushtonte më shumë se 10 euro. Kishte edhe më lirë, p.sh një mish i bardhë pule kushtonte 500-600 lek (3.8 – 4.6 euro); mish të pulës në tavë që kushtonte 350 lekë (2.70 euro); apo peshku kushtonte nga 900 lekë deri në 1100 lekë, (6.9 deri në 8.4 euro). Shpagetat dhe makaronat nuk ishin aq shtrenjtë, kostoja e tyre (shpagetave) fillonte nga 250 lekë e tutje.

Por kishte të tillë që preferonin edhe ushqimin e shpejtë “fast fond”. P.sh, një doner në bukë kushtonte 200 lekë, apo 1.5 euro aq sa kushtonte edhe një byrek në furrat përreth, e që një pjesë e tyre ishin nga Kosova.

Ndërkaq pijet freskuese si të frutave dhe ato energjike kushtonin nga 150 deri në 250 lekë. Pra jemi duke folur për restorantet që gjenden buzë plazheve.

Ajo që konsiderohej e shtrenjtë nga turistët, ishte kostoja e çadrave dhe shezlloneve. Kostoja e tyre varionte nga 700-deri në 1000 lekë (5.3 deri në 7.6 euro). Pra kjo kosto është disi në disproporcion me koston e përgjithshme.

Por në përgjithësi të vizitosh Ksamilin nuk është aq e shtrenjtë sa thuhet e shkruhet në media të ndryshme.

Ana e “errët” e Ksamilit!

Bukuritë përrallore të Ksamilit, sikur dobësoheshin nga infrastruktura e dobët. Ksamili ende vazhdon të mos ketë infrastrukturë të rregulluar. Shumë rrugë janë të pashtruara në asfalt.

Banorët atyshëm mos shtrimin e disa rrugëve e lidhnin edhe me përkatësinë partiake të disa lagjeve të vogla. Por nëse infrastruktura kërkon investime më të mëdha, apo kapitale, menaxhimi i mbeturinave nuk kërkon aq investim. Kontejnerët e vendosur afër plazhit nuk ishin të mjaftueshëm dhe për më keq ata nuk ishin të mbuluar me kapakë. Për pasojë në atë pjesë kutërbonte një duhmë e rëndë.

Gjatë kalimit në atë pjesë, turistët mbyllnin hundët, por si duket plazhet e bukura bënin që ata të “mbyllnin” edhe sytë për raste të tilla. Sikur e mira e mposhtte që keqen. Kjo pasi që pavarësisht problemeve të lartcekura, kishte turistë që vinin për herë të dytë apo të tretë në Ksamil dhe këtë herë kishin marrë edhe familjarët apo miqtë me vete. /tesheshi.com/

Related Posts

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”
Sociale & Shoqëri

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Luftë diplomatike mes Italisë dhe Austrisë: Vjena dërgon ushtarë në kufi

Luftë diplomatike mes Italisë dhe Austrisë: Vjena dërgon ushtarë në kufi

Adoleshentja godet me grushte në mes të Tiranës një 20-vjeçare

Tiranë: rrëmbyen kasafortën me euro, bizhu floriri dhe ora, arrestohen autorët

NYT: Shërbimet sekrete egjiptiane vranë studentin italian

NYT: Shërbimet sekrete egjiptiane vranë studentin italian

TË FUNDIT

  • Të fundit
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni