“Kukulla”…pjesë nga jeta e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare
Nga Antoine Zhoki, Al Jazeera
Rrallëherë ndodh që shkrimtari shqiptar Ismail Kadare të ketë folur rreth vetes në romanet e tij dhe kur e bën këtë, e shmang autoreferencën ndaj personit të tij. Një shembull i kësaj është romani “Kronikë në gur”, në të cilën ai sjell fëmijërinë e tij, ose “Muzgu i perëndive të stepës”, në të cilën shpalos vitet e tij në Moskë.
Nga këtu vjen rëndësia romanit të tij të fundit, “Kukulla”, e cila sapo është botuar përkthimi saj nga shtëpia botuese pariziane “Fayard”. Në të pa mëdyshje autori jep një autobiografi të tij, dhe sidomos të varur mbi marrëdhënie e tij të veçantë me nënën.
“Kukulla” në këtë tekst është nëna e Kadaresë, e cila vdiq në vitin 1993. Nëse doni të dini se përse ai e quajti atë ‘’Kukulla’’, kjo ndodhi për shkak se një nga të afërmit e tij i cili mbante nënën e Kadaresë në çastet e komës e gjeti atë të lehtë “si kukull letre”.
Pavarësisht se ndjenjat e kësaj nëne karshi djalit të saj nuk vihen në dyshim, sërish ajo nuk bie dakord me ato pak këngë që mban mend të cilat e përshkruajnë nënën si “qumësht, gji, butësi dhe erë amësije”. Nëna e Kadaresë karakterizohet nga mungesa e pranisë për shkak se ajo kish kaluar pragun e çmendurisë më parë, çka bënte që ajo ta inspironte të birin me “ankthe të akullta”, meqë ajo “ishte e çuditshme për natyrën njerëzore më ruajti mua nga tmerret e llojeve të njeriut” –thotë Kadareja.
Joshja ndaj shkrimit
Faktet e familjes së transmetuar nga shkrimtari nuk janë shaka, pasi shumica e anëtarëve të familjes së tij kanë përqafuar vdekjen, ndërsa të gjallët ishin të varfër, mendjemëdhenj dhe të drobitur. Në këtë kontekst, autori në roman thotë se nuk arrin të kuptojë motivin e martesës së nënës së tij me babanë, veçanërisht që familja e saj ishte e pasur dhe e lumtur, duke e ditur se ai e kujton dashurinë e saj për babain e tij me shikim të parë.
Në këtë roman, ne mësojmë se Kadareja është joshur nga shkrimi që në fëmijëri dhe se ai është angazhuar në eksperimente të ndryshme për të provuar talentin e tij në shkrim, si për shembull përpjekja e tij –e kotë– për të korrigjuar “gabimet” gramatikore Shekspirit.
Shkrimtari pranon në tekstet e këtij libri se ai i ka një borxh qytetit jugor, Gjirokastrës, vend ku ai u rrit, sidomos në drejtim të shtëpisë së familjes, e cila ishte në formën e një feudi të vjetër që përfshinte edhe një burg!
Është një shtëpi e madhe, por në gjendje të përhershme restaurimi, fëmija Kadare nuk e din nëse e pëlqente apo jo atë, por ai e gjen atë si “joreale”. Ndërsa nëna e tij nuk ndihej rehat në të, por mërzitja e madhe e shtynte atë që ti thosh djalit të saj: “Shtëpia po më djeg”.
Këto elemente të romanit zbulojnë detaje të rëndësishme të rrugëtimit të të shkruarit të Kadaresë dhe fryteve të saj.
Në këtë kontekst, ne njihemi mirë me qëndrimin e tij në Moskë për të studiuar, dhe na bëhet e qartë neveria e tij ndaj realizmit socialist, bazat e të cilave ai duhet t`i mësonte në Institutin Gorki.
Kjo “pështirosje” e shtyu Kadarenë asokohe që mos t`i respektonte këto mësime në romanin e tij të parë, “Qyteti pa reklama” e cila vuri në provë aftësitë e tij si shkrimtar. Ai u përpoq gjithashtu për t`i shpëtuar ndikimit të tre shkrimtarëve të tij të preferuar (Joyce, Kafka dhe Proust) të cilët ishin objekt kritike nga teoricienët e realizmit socialist.
Talent
Gradualisht, do të zbulohet kjo lidhje midis talentit të Kadaresë dhe nënës së tij, sidomos kur ai bind veten se kjo e fundit “hoqi dorë nga liria dhe autoriteti saj si një nënë” në mënyrë që t`i sigurojë atij “të gjithë lirinë e mundshme në një botë ku liria është e rrallë dhe e vështirë për t`u gjetur.”
Në lidhje me këtë, Kadareja shkruan për nënën e tij: ‘’Ndonjëherë më posedonte nënshtrimi, sikur çdo vuajtje që ajo kalonte në jetën e saj më jepte përfitim mua në artin tim, unë isha gati të besoja se ajo qëllimisht zgjodhi të lëndonte veten e saj në mënyrë që të më shërbente mua.”
Ashtu siç nëna e Kadaresë –sipas tij- e dinte se ishte duke humbur në konkurrencën ndërmjet saj dhe artit të djalit të saj, sërish ajo vendosi të vetflijohej. Këndvështrimi i shkrimtarit nuk kalon pak dhe kthehet në një ide të shtrenjtë në zemrën e tij e formuluar nga ai si vijon “shpesh talenti tek ne zbulohet nëpërmjet të kundërtës së vet, sepse talenti është diçka që na mungon dhe jo diçka ekstra tek ne”.
Më shumë se kaq, kjo nënë do të bëhet –në një farë mënyre– një model në sytë e djalit të saj, i cili thotë: “Unë kam ndjesinë se jam djali një adoleshenteje të cilës papritmas iu ndal zhvillimi saj.” Ky adoleshentizëm i plakur –prej së cilës vuajti nëna e tij, çka e privoi atë nga kuptimi i kushteve të jetës dhe pengjeve të saj – bën që ai të besojë se pikërisht kjo situatë –e cila e kthen intelektin prapa në kokëfortësinë fëmijërore– është ajo që ne e quajmë talenti i të shkruarit.”
Kështu kjo nënë do të ndjejë frikë të madhe kur policia shqiptare të bastisë shtëpinë e familjes dhe do konfiskojë dorëshkrimet e djalit të saj, pas largimit të tij në Francë ajo do të ketë më shumë frikë nga fakti se mos ky djalë të vendosë ta zëvendësojë nënën e tij me një nënë tjetër pasi ai ka arritur sukses dhe famë.
Frikë kjo e formuluar në formën e një pyetje prekëse të cilën ajo ia ka drejtuar atij në vitin 1992, “A je bërë francez tashmë?”.
Përktheu: Enklid Pelari – tesheshi.com