Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Në 2024-ën nis kthimi i shqiptarëve…”: çfarë starton Rama në Athinë?

Ikjet si aspak konsipracion soroist dhe një paralele turist-emigrant

by te Sheshi
12/05/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
“Në 2024-ën nis kthimi i shqiptarëve…”: çfarë starton Rama në Athinë?

Kryeministri Rama pritet t’u kumtojë sot shqiptarëve të Greqisë ftesën e kthimit në atdhe, në një takim në Athinë, me ata të cilët kanë ndërtuar jetën atje, siç shumë e shumë shqiptarë nëpër botë. Është ky një starti i një fushate të kryeministrit për t’i joshur emigrantët që të kthehen, e para përpjekje reale e të parit të qeverisë për t’iu kundërvënë një trendi tejshqiptar që nisi vrullshëm, për ironi politike, në vitin e tretë të qeverisjes së tij. Ishte një trend që do i kishte fillesat në Kosovë dhe Maqedoni, në janar-shkurt 2015, për ta infektuar më pas Shqipërinë më shumë se një vit më vonë dhe përhapur në të gjithë Ballkanin, deri me dy vendet e BE-së, Bullgarinë dhe Rumaninë. Ndërsa media dhe opozita i binin shkurt, duke e parë fenomenin vetëm në Shqipëri.  Dhe jo vetëm kaq. Një pjesë e tyre, së bashku më zëra kritikë ndaj qeverisjes në rrjete sociale, e shihnin këtë në mënyrën më sipërfaqësore e budallaqe njëherësh, si një projekt konspirativ sorosian që Shqipëria të zbrasej(!!!). Po pse të zbrazej?! Cili qe interesi final i Sorosit që kjo të ndodhte?! Ah, kjo s’thuhet asnjëherë. S’thuhet se pse dhe hipotetikisht është e pamundur të gjendet një arsye se pse u dashka zbrazja e Shqipërisë.

Dhe mjafton fakti që fenomeni nuk ka kapur vetëm Shqipërinë, për të mos rendur pas fantazirave të tilla qesharake. Janë një sërë arsyesh komplekse, edhe të natyrës psikologjike, sigurisht dhe globale, ato të cilat kanë çuar në një valë ikjesh kryesisht në Ballkan e jo pak dhe në vende të tjera të ish-Lindjes. Ndër ato janë dhe mediat sociale që provokojnë deri dhe psikoza kolektive. Ikjet, ndër shumë arsye racionale – siç është ajo për “një jetë më të mirë” – kështu ka qenë gjithnjë e kështu do jetë – janë dhe psikozë kolektive.

Në Shqipërinë nga e cila kanë ikur shumë vitet e fundit e vijojnë të ikin, nuk ka ndodhur hataja, siç dhe te vendet e tjera të Ballkanit, përfshirë dhe Kosovën e Maqedoninë. Madje në standartin e jashtëm të jetesës, siç është infrastruktura, ka një përmisim të jashtëzakonshëm. Ka keqqeverisje, ka korrupsion, ka padrejtësi, ka zhgënjjim? Po ka, ka patur e do ketë dhe me gjasë do jenë kryefjalë të jetës ballkanike, si dhe në Shqipëri, por lëvizjet demografike janë dhe produkt i një sistemi global sot që i provokon ato, ashtu siç rënia e lindshmërisë nuk është vetëm në Shqipëri por kudo në Perëndim, siç është gjithashtu braktisja e jetës rurale drejt jetës në qendra urbane. Shuarjen e jetës në fshat apo provinca, e vuajnë pothuajse të gjithë.

Në rastin e Shqipërisë, e kritikueshme për qeverinë, a më saktë për Ramën, ka qenë mosgjenialiteti për metoda frenuese, duke u ngushëlluar thjesht me trendin e përgjithshëm. Por tashmë, duke parë alarmin e situatës, Rama po braktis arsyetimet klisheiste me lirinë e pashmangshme të lëvizjes dhe po tenton në mos ta kthejë rrotën demografike, ta frenojë atë.

Pak vite më parë, pas zgjedhjeve të 2021-shit, do deklaronte se “në 2024-ën nis kthimi i shqiptarëve”. Media pak u vëmendësua te ky pohim, të ky paralajmërim ogurmirë, për ta pyetur se nga e di ai këtë gjë, nga niset për ta thënë këtë dhe si do ndodhë kjo. Dhe ja tani, një vit para zgjedhjeve, qeveria ka hartuar një strategji të kthimit të të ikurve, të hershëm apo të vonshëm. Dhe kjo po nis nga Athina, me Ramën që do tentojë të shfrytëzojë dhuntinë e tij propaganduese për t’jua bërë Shqipërinë që ai qeveris një “fushë me lule” që ata duhet ta gëzojnë tashmë. Siç me propagandën turistike jo pa efekt. Dhe ndryshe nga turistik që vjen këtu për të ikur, emigranti, nëse është me familje, po u kthye vështirë se do e ketë ngenë të mbledhë sërish plaçkat për të ikur. Në strategjinë e qeverisë kjo nuk thuhet… /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Si e sheh Beleri nga burgu tubimin e Ramës në Athinë?

Si e sheh Beleri nga burgu tubimin e Ramës në Athinë?

Refuzuan të shërbenin në ushtrinë izraelite, letër Bidenit: Ndaloni luftën!

Refuzuan të shërbenin në ushtrinë izraelite, letër Bidenit: Ndaloni luftën!

Ky ushqim popullor, i duhuri për kolesterolin e të tjera

Ky ushqim popullor, i duhuri për kolesterolin e të tjera

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni