Komuna e Dragashit ditë më parë me shumicë votash ka votuar pro vendosjes së bustit të komandantit legjendar Adem Jashari në këtë qytet.
Këshilltarët e komuniteteve pakicë, Veljid Hadzisin dhe Sherif Aga të koalicionit “Vakat”, nuk morën pjesë në votim, por që e ndoqën atë.
Por menjëherë pas këtij vendimi, në internet ka nisur një peticion me qëllim të ndalojë vendosjen e bustit Adem Jasharit.
Deri tash, sipas portalit Kosovopress, peticioni është nënshkruar nga pak njerëz.
Ndërsa në thirrje për nënshkrim, thuhet se kjo bëhet nga nevoja për të respektuar multietnicitetin e Dragashit.
Komuniteti i goranëve ka kundërshtuar këtë edhe në rrjetet sociale, duke i kërkuar të tjerëve që “të dalin në front” për ndalimin e kësaj nisme të veteranëve të UÇK-së. /tesheshi.com/