Ai kishte vendosur t’i jepte fund jetës dhe kishte hipur në katin e tretë të një dërtesë me qëllimin që të hidhej prej andej. Ai që e bëri të heqë dorë nga ky vendim, pas ndërhyrjes së policisë së qytetit, ka qenë vetëm shikimi i një maceje. Ngjarja ka ndodhur në San Francisco ku një burrë, i dyshuar se kishte vjedhur nj makinë, ishte gati t’i jepte fund jetës, në vend që të arrestohej.
Në gjendje të dëshpëruar, burri kishte dalë në dritaren e katit të tretë, ndërsa në trup mbante të veshura një palë pantallona të zeza. Pranë tij, në një shkallë të improvizuar ndodheshin agjentët e departamentit të policisë, të cilët provonin ta bindnin që të mos kryente një budallallëk të tillë.
Kanë qenë tre orë e gjysmë negociata të kota, të cilat kanë dhënë sukses pas mbërritjes në vendngjarje të nj maceje. Sapo ka parë kafshën e tij të dashur, burri nisi të qetësohej dhe të arsyetonte. Ai u kthye brenda në ndërtesë, zbriti nga shkallët dhe u dorëzua pa bërë rezistencë ndaj forcave të rendit./tesheshi.com/