Ka ndërruar jetë Irwin Rose, biokimiku, i cili bashkë me disa persona të tjerë fitoi çmimin Nobel në kimi në vitin 2004.
Ai ka arritur të zbulojë mënyrën se si disa qeliza mund të shkatërrojnë proteinat e dëmshme, duke i hapur kështu rrugën e zhvillimit të disa terapive të reja në luftën anti kancerit.
Rose ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Zëdhënës të Universitetit të Kalifornisë, ku Rose ushtronte profesionin e tij në rolin e shkencëtarit dhe zbuluesit, kanë bërë me dije se Nobelisti mbylli sytë për të mos i hapur më, ndërsa ishte në gjumë, në Deerfield të Massachusetts. /tesheshi.com/