Me sa duket nuk ka shërbyer për asnjë gjë gjesti heroik i djalit të vogël për të shpëtuar jetën e të atit, duke vrapuar me biçikletë gjatë natës së errët, në mes të shiut.
Natën e së shtunës duke zbardhur e djela që lamë pas, burri, i cili ndoshta vuante nga depresioni, ndërroi jetë në moshën 58 vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta franceze Ouest France. Vetëm disa ditë më parë kemi treguar historinë me fund të trishtë të të voglit Kevin-Djené, fëmijës francez, i cili u bë një hero falë gjestit të tij.
Shpëtimi i jetës së të atit ndodhi mbrëmjen e ditës së mërkurë, kur fëmija 5 vjeçar, duke menduar se i ati kishte ndërruar jetë si pasojë e infarktit, ka pedaluar për rreth 3 kilometra, në mënyrë që të gjente ndihmë. Për fat të keq, edhe pse bëri një gjest heroik, tani do t’i duhet të përballet me një fatkeqësi të madhe./tesheshi.com/
Ecën tre orë me biçikletë për të shpëtuar të atin nga vdekja, i vogli bëhet hero