Kryeministri Rama nderoi një ndër heronjtë e operacioneve të shpëtimit të pas-tërmetit të 26 nëntorit, pikërisht zjarrfikësin Luan Kapaj, të cilin ato ditë dhe e promovoi me një foto heroike.
“Sot unë dëshiroj që t’i jap Luanit medaljen e artë për vlerësim profesional, që në fakt është krijuar prej disa kohësh dhe që është dhënë për herë të parë trupave që na ndihmuan për kërkim shpëtimin, por është e para që i jepet një individi.
Duke ia dhënë këtë medalje e vendosim stekën shumë lart për individë të tjerë që meritojnë të vlerësohen. Më vjen mirë që e shoh përditë se ajo çfarë njerëzit tanë bënë në këtë krizë që ishte më e madhe se sa vetë ne, ka frymëzuar të gjithë ata që pa qenë të thirrur për heroizma, kontribuuan për rindërtimin”, tha Rama.
Ndërkohë, edhe fjalët e Kapajt kanë qenë tejet te zgjedhura.
“Më shumë se sa krenar, kjo medalje mua më bën krenar për dy qytetarët e mi që sot janë bashkë me ne marrin ajrin e kësaj toke dhe shikojnë dritën e këtij dielli. Unë do t’i shërbej popullit tim deri në momentin e fundit të jetës sime”, zjarrëfikësi hero.
Krah Luanit qenë dhe dy qytetarët të cilëve ai u shpëtoi jetën, ku njëri tha: “Kishte zemër të madhe siç ka emrin ishte dhe vetë”. /tesheshi.com/