Burime konfidenciale të portalit tesheshi.com bëjnë me dije se vendimi për shkarkimin e Ilir Dizdarit nga kreu i Komitetit të Kulteve po shkon drejt anulimit.
Dhe kjo, pas një ndërhyrjeje të fuqishme nga jashtë, pikërisht nga ai vend dhe nga ai emër që nuk i ka punët mirë me lëvizjen Gylen, e cila drejton dhe Komunitetin Mysliman Shqiptar.
Shkarkimi i Dizdarit erdhi pas një deklaratë të tij që nxiste krerët e KMSH-së që t’i largohen sektarizmit në drejtimin e institucionit, të jenë më gjithëpërfshirës, si dhe të rrisin nivelin teologjik.
Deklarata e tij është komentuar si ndërhyrje në punët e brendshme të një institucioni, derisa gurët e lëvizur çuan në shkarkimin e tij. Dhe deri më tani, fakti që nuk ka patur asnjë deklarim nga ana e Dizdarit, tregon se jo gjithçka ka përfunduar. /tesheshi.com/