Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Petr Pavel, tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është një e drejtë e këtij shteti, por duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Në lidhje me antarësimet e reja në Aleancën e Atlantikut të Veriut, gjeneral Pavel tha se NATO ndjek politikën e dyerve të hapura për çdo shtet që përmbush reformat në fushën e mbrojtjes. “Janë disa vende aspirate për të qenë pjesë e kësaj aleance që janë duke punuar në reformën e fushës së mbrojtjes. Sapo ato të arrijnë në nivelin e përcaktuar për antarësim, besoj se proçesi i negociimit do të nisë për ti lejuar të bëhen antarë me të drejta të plota”, tha gjenerali.
Në mbyllje të mbledhjes së Komitetit Ushtarak të NATO-s, në një konferencë të përbashkët për mediat kryetari e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjeneral Petr Pavel dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneral Bardhyl Kollçaku thanë se ne qëndër të diskutimit ishin çështja e sigurisë në të gjithë botën.
I pyetur nga gazetarët për përpjekjet e shtetit të Kosovës për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, gjeneral Pavel tha se mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka ende një marrëveshje, por krijimi i ushtrisë duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendeve.
“Krijimi i ushtrisë duhet bërë në përputhje me Kushtetën dhe ligjet e Kosovës dhe ky është një ndër rekomandimet që ka bërë dhe Sekretari i Përgjithshëm. Ne nuk po themi që Kosova nuk ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj por duhet bërë në përputhje me afatet dhe detyrimet kushtetuese”, theksoi ai.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, tha se Shipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misionet paqëruestjes në Afganistan.
Ky është takimi i parë i mbajtur në Tiranë në këtë nivel përfaqësimi të autoriteteve ushtarake.
Nga kjo mbledhje do të përcillen gjithashtu rekomandimet mbi angazhimin e vendeve në luftën kundër terrorizmit, iniciativën për ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes në Irak, si dhe statusin e KFOR-in në Kosovë. /tesheshi.com/