Radmila Shekerinska, zëvendëssekretare e re e përgjithshme e NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte vendosi të emërojë Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme.
“Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Radmila Shekerinska-s si zëvendëssekretare të ardhshme të përgjithshme.
Ajo beson vërtet në NATO, e di se sa punë duhet për t’u anëtarësuar në Aleancë dhe çfarë do të thotë të jesh anëtare e plotë.
Mezi pres të punoj me të ndërsa ajo merr këtë rol jetik”, tha Rutte, sipas faqes zyrtare të NATO-s.
Shekerinska ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministre për Integrime Evropiane dhe Ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe para anëtarësimit të vendit në NATO në vitin 2020. Ajo do të marrë këtë detyrë të lartë në fund të këtij viti. /tesheshi.com/