Manchester City dhe Manchester United kanë shënuar fitoret e radhës në Premier Ligë. “Djajtë e Kuq” fituan 1:0 në udhëtim ndaj Newcastle United. Golin e vetëm e shënoi Ashley Young në minutën e fundit.
Talenti kosovar, Adnan Januzaj luajti për Unitedin nga minuta 55, duke zëvendësuar Di Marian. Paraqitja e tij ishte e zbehtë.
Ndërkohë, Manchester City mposhti në fushën e vet 2:0 Crystal Palacen, me golat e Silvas dhe Milnerit.
Lideri i tabelës, Chelsea mori tri pikë të arta në udhëtim ndaj West Hamit. Ata fituan 1:0, me golin e Eden Hazardit, të shënuar në minutën 22.
Liverpooli e mposhti Burnleyn, 2:0, me golat e Henderson dhe Sturridge. /tesheshi.com/