Muzeu i Dyllit në Jagodinë të Serbisë është pasuruar me figurat e ish dhe presidentit aktual të Egjiptit, Gamal Abdel Nasser dhe Abdel Fatah al-Sisi.
Nasser është vendosur afër figurës së Josip Broz Titos dhe Al Sisi me figurën e Vladimir Putinit. Autori i tyre është skulptori Branislav Cërvenkoviç.
“Nasser ishte një mik i madh i Jugosllavisë dhe Al Sisi vazhdon politikën e tij, duke qenë po ashtu një mik i madh i Serbisë”, tha Dragan Markoviç, zyrtar lokal në Jagodinë.
Muzeu i Dyllit në Jagodinë u hap në vitin 2008. Në ekspozitën e përhershme, ka 29 figura të dylli të njerëzve nga politika, historia, shkenca, feja, letërsia, sporti dhe kinemaja. /tesheshi.com/