Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Murat Jashari president i Kosovës: “Pro et Contra”

by te Sheshi
23/01/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Murat Jashari president i Kosovës: “Pro et Contra”

Nga Blendi Gashi

Disa zëra të opozitës në Kosovës, së fundmi kanë dalë me idenë që Murat Jashari, anëtar i familjes së Jasharajve nga Prekazi, duhet të zgjidhet president i vendit, pasi është personi që më së shumti përfaqson unitetin e popullit.

Megjthatë, aktualisht nuk ka asgjë zyrtare dhe për këtë çështje nuk është prononcuar as vetë z. Jashari.

Propozimi në fjalë ka ngjallur reagime ‘pro et contra’, edhe pse për asnjë moment nuk kontestohet figura që përfaqëson i Murat Jashari.

Ndërsa opozita e sheh një figurë të pranueshme si për qytetarët ashtu edhe unifikuese për spektrin politik, analistët dhe përfaqësues të shoqërisë civile thonë se nuk janë ithtarë të ndërtimit të së ardhmes bazuar në trashëgiminë e së kaluarës.

Ka qenë kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj i cili haptas ka përkrahur idenë në fjalë duke thënë se zgjedhja e Murat Jasharit president do ta bënte krenar vendin.

“Unë do të isha krenar që Murat Jasharai ta drejtojë Kosovën si president. Jam i bindur se të gjithë qytetarët e Kosovës do të ishin krenar”, ka thënë Limaj në një intervistë dhënë për mediat.

Pas Limajt, ka qenë deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi që ka dhënë përkrahjen e plotë duke thënë se përfaqësuesi i familjes Jashari është figura më e përshtatshme për te qenë i pari i vendit.

“Pozita e presidentit ka për qëllim unifikimin e popullit, dhe kush më mirë se një pjesëtar i kësaj familje emblematike do të luante këtë rol?

Murati dhe familja Jashari në krejt periudhën e pasluftës, vazhdimisht kanë kontribuar në unitet, duke bërë thirrje për unifikim të faktorit politik në Kosovë. Koha për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit po afrohet. Murati dhe familja e tij e meritojnë këtë nderë”, ka deklaruar Kelmendi.

Por, ja ç’thonë analistët politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për kandidimin eventual të z. Murat Jashari për president të shtetit?

Analisti politik, Leon Duhanaj thotë se nuk është ithtar i ndërtimit të së ardhmes bazuar në trashëgiminë e së kaluarës, por nëse do të kërkohej një figurë të tillë, atëherë padyshim se familja Jashari do të gëzonte mbështetje.

Por Duhanaj shtron pyetjen se a duhet Kosova edhe më tutje të përfaqësohet bazuar në modelin e trashëgimisë familjare?

“Në anën tjetër, edhe disa qarqe politike të cilat sot  promovojnë figurën e  z. Murat Jasharit për postin e Presidentit, nuk besoj që e kanë bindje të sinqertë, por e bëjnë këtë për t’i mbuluar inatet politike kundrejt  z. Thaçi.  Në këtë kontekst, kam dyshimet e mia se edhe z. Jashari, do të pranonte të përdorej për qëllime politike të grupeve të caktuara”, thotë Duhanaj për tesheshi.com.

Sipas tij, Kosova do duhet urgjentisht të reformojë sistemin zgjedhor, nga i cili do të rezultonte edhe zgjedhja e presidentit me vota të drejtpërdrejta, për çka thotë se kërkohet konsensus politik.

Njerëzit e tillë, do të duhej të kërkoheshin “me qiri e pishë”

Ish-kryekuvendari Jakup Krasniqi thotë se propozimi i Murat Jasharit për kryetar (President) të Kosovës, është rasti më i mirë i mundshëm për të nisur një unifikim të skenës politike në Kosovë.

“Nuk ka asnjë dyshim për momentin nëpër të cilin po kalon Republika e Kosovës, simbolikë më të fuqishme unifikuese, nuk mund të gjendet. Por për ketë duhet të vendos Murati e pastaj duhet që partitë e koalicionit ta nominonin. Opozita padyshim që do ta përshëndeste një gjest të tillë të pozitës. Pra dihet, të ketë një dakordim të plotë pozitë – opozitë.
Njerëzit e tillë do të duhej të kërkoheshin me qiri e pishë, thotë populli. Por, çështja shtrohet: sa është i gatshëm Murat Jashari që në këto momente të një krize politike ta pranonte këtë propozim? Propozimi do të kishte kuptim vetëm atëherë kur do të pajtoheshin pozitë e opozitë.

Problemi kryesor do të ishte PDK-ja dhe Hashim Thaçi. A do të mundnin ata të pajtoheshin me ketë mundësi të shkëlqyer të “kapërcimit të YLBERIT”? Nëse ata do ta shikonin interesin e vendit e jo të individit, do të duhej të paret ta jepnin një propozim të tillë! Do të ishte mirë, por …!”, ka deklaruar Krasniqi për tesheshi.com.

Për dallim nga ish-kryeparlamentari Krasnqi, drejtor i Lëvizjes FOL, Petrit Zogaj, ka shprehur haptas qëndrimin e tij kundër kandidaturës së Murat Jasharit për president.

Ai thotë se çfarëdo tentim që Murati të bëhet president ose vetëm edhe të jete kandidat, do të ishte kundër ides së vet xhaxhait të tij.

Zogaj thotë se meritat e paçmueshme të Adem Jasharit dhe gjithë familjes së tij nuk mund të tentohen me u barazu me ndonjë post publik.

“Vet Murat Jashari do të duhej me e kundërshtu këtë ide apo propozim. Ne, pra qytetarët e Kosovës, nuk duhet me kriju trashigimi politike të askujt, me çfarëdo sakrificash e historinash. Ne nuk jemi mbretëri, rrjedhimisht nuk do të duhej të tolerohej qasja e tillë. As Adem Jashari e as Ibrahim Rugova nuk ishin dhe nuk janë mbretërit tanë. Që të dytë, nuk besoj që të kenë pasur ide të mbretërimit të Kosovës familjarisht. Përderisa ata nuk e kanë pasur këtë qasje, pse duhet ta kemi ne?”, ka deklaruar Zogaj. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
Rama padit Vokshin: shpifëse profesioniste

Rama padit Vokshin: shpifëse profesioniste

Demaçi e Qosja, zyrtarisht kandidatë për çmimin Nobel. Gjejnë përkrahje dhe në Izrael

Demaçi e Qosja, zyrtarisht kandidatë për çmimin Nobel. Gjejnë përkrahje dhe në Izrael

Dy ide të gabuara që kemi për larjen e flokëve dhe lëkurën

Dy ide të gabuara që kemi për larjen e flokëve dhe lëkurën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni