Muftiu i madh i Arabisë Saudite dhe njëherësh Kreu i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj, Sheikh Abdulaziz Al-Asheikh, tha se Aleanca Islame e sapoformuar do ta mposhtë Daesh-in (ISIS-in).
Ai e kritikoi ISIS-in, duke e përshkruar atë si pjesë e Izraelit.
Në një bisedë për Saudi Gazette, Al-Asheikh tha se anëtarët e Daesh-it po i bëjnë dëm të madh Islamit dhe muslimanëve.
“Ata nuk mund të konsiderohen pasues të Islamit. Përkundrazi, ata janë një zgjatim i Khauarixhëve, të cilët dolën kundër kalifatit në fillim, duke i etiketuar muslimanët si pabesimtarë e duke lejuar vrasjen e tyre.”
Duke iu referuar një kërcënimi që Daesh-i i ka bërë Izraelit kohëve të fundit, muftiu tha: “Ky kërcënim kundër Izraelit është vetëm një gënjeshtër. Daesh-i është pjesë e ushtarëve izraelitë.” /tesheshi.com/