Pas nënshkrimit të MSA-së dje në Strasburg, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi në një konferencë për shtyp kanë shpalosur qëndrimet e tyre për këtë akt të Brukseli. Me një gjuhë patetike deri në folklorizëm, ata e kanë quajtur MSA-në si ngjarjen më të madhe të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.
Kjo është në vënë re tek deklarimi i shefit të qeverisë së Prishtinës se meritor për këtë janë qytetarët e Kosovës(!) që sipas tij kanë zgjedhur frymën evropiane.
Ndërsa nga ana tjetër, aleati i tij politik, Thaçi ia ka atribuar këtë meritë institucioneve kosovare. Në këtë formë, ai iu përgjigj dhe aludimeve se MSA-ja ishte një “karamele europiane”, një lloj dhurate për hedhjen e atyre firmave në Bruksel që kanë vulosur Asocacionin e Komunave Serbe.
“Kjo marrëveshje nuk është dhuratë, por është meritë e institucioneve të Kosovës”, theksoi kryediplomati Thaçi, duke rënë në kundërshti me eprorin e tij Mustafa që tha se meritën e kanë qytetarët.
Ai po ashtu ka folur edhe për bllokadën e krijuar nga opozita duke thënë se Kuvendi nuk është i bllokuar por që vetëm ka pasur pengesa fizike për mbajtjen e seancave./tesheshi.com/