Në një komunikatë të fundit, Ministria e Brendshme urdhëron pezullimin e funksionimit të sistemit parashkollor e atij shkollor të nivelit të ulët, për shkak të motit të rënduar.
Situata është përkeqësuar kur është parë se uji ka hyrë dhe në ambiente shkollore, duke detyruar evakuimin e nxënësve.
Sakaq në zona të ndryshme të Shqipërisë vijnë njoftime për situata të rënduara përmbytjesh e bllokime rrugësh.
Reshjet e shiut, edhe pse ndryshojnë herëpasherë intensitet, nuk kanë të ndalur, ndërkohë që as në qiell nuk ka sinjale për stabilizim të shpejtë të motit. /tesheshi.com/