Mëngjesi i 1 dhjetorit e gjen Shqipërinë në një situatë të pazakontë si pasojë e reshjeve të rënda përgjatë gjithë natës.
Një pjesë e territorit gjenden nën ujë, ku më problemet më të mëdha janë hasur nga Kashari në Fushë Krujë, gjë që ka çuar dhe në anullimin e fluturimeve në Rinas.
Shumë automjete e njerëz mbetën të bllokuar në autostradën Tiranës – Durrës, ku vetëm ndërhyrja e ushtrisë bëri të mundur shpëtimin e jetëve njerëzore, përfshirë dhe banorët e familjeve nën ujë.
57 familje te evakuara dhe 218 banesa dhe familje te permbytura, është raportimi më i fundit nga Emergjencat Civile. Në orët në vijim, pritet raportimi zyrtar për të bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara, nga një natë gati apokaliptike. Një pjesë e territorit nuk ka as energji, ndërkohë që vendimi për pezullimin e mësimit në shkolla, mund të konsiderohet mjaft me vend. /tesheshi.com/