Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, tha se çdo marrëveshje e mundshme paqeje midis Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë në interes të popullit serb.
Sipas saj, Moska do të vazhdojë t’i përmbahet rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB mbi Kosovën.
“Kjo qasje supozon se zgjidhjet e arritura duhet të përshtaten me interesat e popullit serb”, tha Zaharva, duke iu përgjigjur pyetje nëse ekziston një mundësi për Rusinë që të ndryshojë qëndrimin e saj mbi çështjen e Kosovës.
Mediat ruse kujtojnë se presidenti Putin shkurtimisht foli me atë kosovar Hashim Thaçi në ceremonitë e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Thuhet gjithashtu se Putini dhe Thaçi në Paris diskutuan për kërkimin e një kompromisi midis Serbisë dhe Kosovës. /tesheshi.com/