Mos mendoni që enët e djegura nuk pastrohen më dhe nuk shkëlqejnë më si më parë.
Zgjidhja gjendet në një truk të lehtë: Mbushim tenxheren ose tiganin e djegur me ujë dhe e vendosim në zjarr të ziejë. Më pas shtoni 2 lugë sodë buke.
Nëse tenxherja është shumë e madhe, mund të duhet dhe 1 lugë tjetër me sodë. Sapo të kemi hedhur sodën në ujin e vluar, e përziejmë me një lugë druri.
KUJDES: Nuk duhet të përdorni lugë tjetër apo gjë tjetër.
Me lugën e drurit e fërkoni pjesën e djegur dhe do shikoni sa kollaj do pastrohet tenxherja.
Pas pak minutave, tenxherja juaj do të bëhet si e re. Sapo të jetë hequr e gjithë pjesa e djegur dhe të jetë pastruar plotësisht, tenxheren mund ta lani dhe një herë në fund me larësin e enëve./tesheshi.com/