Duke folur për News 24, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se edhe ata vetë si politikanë ndiheshin të neveritur nga lloji i politikës që po kunsumohet çdom ditë ku po sundojnë vetëm fjalët dhe akuzat e jo puna konkrete.
Zonja Kryemadhi, me këtë pohim, u dha të drejtë njerëzve që dhe ata ndiheshin njësoj. Ishte kjo një mea coulpa e saj në emër të parimeve të pretenduara nga partisë që përfaqson, e cila po tenton kohët e fundit që nëpërmjet një ligjërimi të zgjedhur, të përçojë tek elektorati mendimin se LSI është parti në shërbim të njerëzve, siç dhe e promovon si kauzë çdo ditë.
Sa për fërkimet e kohëve të fundit mes dy aleatëve, Kryemadhi i quajti ato si shenjë demokracie brenda së majtës. Madje për deklarimet e ithëta të Taulant Ballës karshi saj sot në Elbasan, znj. Kryemadhi tha se Ballën e kishte një mik të ngushtë e se deklarimeve kritike ndaj disa sektorëve, edhe në u drejtofshin nga LSI-, siç dhe Balla e vuri në dukje, nuk u hiqte asnjë presje. /tesheshi.com/