Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Monika Jovanova, maqedonsja e dashuruar me shqipen: ja ç`më lidh me këtë gjuhë

by te Sheshi
09/08/2015
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
Monika Jovanova, maqedonsja e dashuruar me shqipen: ja ç`më lidh me këtë gjuhë

Ditë më parë. tesheshi.com botoi intervistën e Albina Musliut, shqiptares nga Gostivari e cila ka si profesion ligjëruesen e gjuhës maqedonase; pra, që t`u mësojë  shqiptarëve se si të flasin dhe të shkruajnë gjuhën e tjetrit, të tij me të cilin janë “dënuar” të marrin e të japin në përditshmëri, të bashkëjetojnë, që në këtë rast është maqedonasi, si shtet apo thjesht si qytetar. Kësja here, ne kemi intervistuar një sishoqe të saj, Monika Jovanova-n, e dhënë me zell të madh pas shqipes, të cilën pasi e ka mësuar vetë, ua mëson atë dhe bashkëqytetarëve  të saj. Dhe ja si shprehet ajo për këtë sfidë jo të lehtë, në një realitet etnik gjithnjë me fitila ndezur…          

Bisedoi: Memedali Jusufi  

Pse vendosët të studioni gjuhën shqipe?

Maqedonia  është vend multietnik; sa më shpejt e më drejt ta kuptojmë këtë fakt, më mirë për ne. Ky është realitet, dhe nëse ne duam të jetojmë lirisht dhe pa presion dhe ndarje, patjetër duhet të jemi të vetëdijshëm për realitetin. Edhe shqiptarët, edhe maqedonasit, edhe njerëzit që janë në Afrikë, janë të njëjtë: me një kokë, me dy sy, me një gojë…e dhe të gjithë kemi trur dhe zemër. Dallimi është që dikush e përdor trurin, kurse dikush jo. Shumica prej shqiptarëve flasin maqedonisht, e s`ka zullum edhe nëse maqedonasit flasin shqip.  Shumë shpesh më pyesin edhe maqedonasit edhe shqiptarët: Pse shqip??? Unë përgjigjem: Pse jo? Unë habitem se si mund maqedonasit që jetojnë me shqiptarët në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë etj., të mos dijnë shqip?  Çdo gjuhë ështe pasuri. Mjaft më me ndarjet në bazë të përkatësisë etnike ose fetare. Ose je njeri ose nuk je! Është shumë qartë, dhe kur bëhet fjalë për gjuhën këtu absolutisht s`ka vend për stereotipe dhe paragjykime. Për vendimin tim unë kisha përkrahje të madhe prej familjes sime, por edhe prej profesorëve nga fakulteti.

Cilat janë sfidat kryesore të kësaj gjuhe dhe të këtij profesioni që keni ju?

Gjithmonë duhet të dini çfarë dëshiron të thotë autori dhe në cilën mënyra ju do ta realizoni përkthimin. Duhet të keni aftësi ta transferoni porosinë e tij prej gjuhës së tij në gjuhën tuaj, dhe në çdo moment mesazhi i autorit duhet të ketë të njëjtin kuptim. Ju mund të përktheni çdo ditë pa problem, por interpretimi është diçka tjetër. Jo çdo njeri mund të përkthejë edhe të interpretojë në të njëjtën kohë. Ajo është sfidë, edhe të përkthesh edhe përkthimi të ketë kuptim të vërtetë.

Jeni asistente e një stilisti të njohur. A iu ka ndihmuar kjo në përsosjen e gjuhës dhe në njohjen e miqve të tij?

Më ndihmon shumë, çdo ditë. Kur mësoni një gjuhë ju duhet edhe të komunikoni, e jo vetëm të lexoni edhe të shkruani. Kur do të filloni të flisni, atëherë ju shikoni nëse keni mësuar diçka ose jo; a ka ose s`ka rezultat. Unë në fakultetin filologjik kam mësuar vetëm gjuhë letrare, dhe jo dialekte. Tani takohem edhe me njerëz që po flasin dialekte dhe normalisht mësoj diçka prej tyre. Gjuha  mësohet çdo ditë, në çdo vend, e me çdo njeri… ajo ndryshohet vazhdimisht (si njerëzit J) Pajtohem se me gjuhën shqipe kam edhe miqësi të reja, dhe jam e kënaqur sepse gjuha është pasuri kurse miqësia është dhuratë prej Zotit. Varet prej nesh a do të arrijmë të kemi edhe pasuri edhe dhuratë.

Kush e ka meritën që ju sot flisni shqip?

Unë…hahahhaha. Jo, ka shumë njerëz që më ndihmuan. Për shembull profesori Sllavço Çorbev, pastaj profesorët Xhabi€r Ahmeti (një nga njerëzit më të mirë që unë e njoh, edhe si profesor edhe si njeri), Mirushe Hoxha, Valbona Toska, Vehbi Kadriu…

A është delikate të mësosh gjuhën e një bashkëqytetari të një komuniteti tjetërfare nga ai maqedonas?

Po, është shumë delicate; duhet kohë, durim, dëshirë patjetër… Unë fillova nga 0. Prej shkronjës A. Gjuha shqipe dallohen shumë prej gjuhës maqedonase. Dallon edhe theksi, edhe gramatika, edhe shqiptimi. Por unë besoj se kur një njeri ka dëshirë, ai patjetër duhet të luftojë për atë dhe në fund dëshira bëhet realitet. Çdo gjuhë ka gjëra delikate, por edhe jeta është delikate , dhe ne me durim dhe angazhim vazhdojmë të jetojmë çdo ditë duke luftuar me sfidat, ashtu është edhe me gjuhën.

Ju jeni nga Koçani. Si i mendojnë shqiptarët atje?

Unë jam nga Koçani, një qytet në Maqedoninë Lindore. Në Koçani nuk ka asnjë shqiptar. Atje shumë pak njerëz kanë kontakt me shqiptarët (për biznes, punë ose miqësi). Njerëzit që jetojnë në qytetet si Koçani percepcionin për shqiptarët e kanë prej mediave, internetit, gazetave… Ne dimë se mediat shumë shpesh nuk raportojnë si duhet (më falni por dua të jem e sinqertë) dhe me punën e tyre ato krijojnë një piktura të gabuara, me paragjykime, me stereotipe etj.; por me kalimin e kohës unë jam e sigurtë se gjërat do të ndryshohen,  sepse ne të rinjtë kemi horizonte më të hapura dhe duam të shkojmë përpara pa paragjykime, pa ndarje, sepse kemi nevojë të jetojmë së bashku, të mësojmë së bashku, të bashkëpunojmë…. Unë shpesh kam mysafirë shqiptarë në Koçani dhe ata gjithmonë janë të kënaqur prej mikëpritjes sime.

Cila gjuhë është më vështirë, shqipja apo maqedonishtja?

Definitivisht gjuha shqipe. Edhe për faktin se shqipja për mua eshtë gjuhë joamtare.

E ke menduar gjatë përpara se të vendosnit studimin e shqipes?

Jo! Të gjithë në familjen time kanë studiuar gjermanisht, vetëm unë shqip. Ishte një sfidë për mua të mësoj shqip, por jo vetëm gjuha, gjithashtu edhe kombi shqiptar, mënyra e jetesës së tyre, religjioni i tyre…gjithçka që shkon bashkë me gjuhën. Shqipja ishte risi për  mua dhe, kur keni diçka të re ka dy opsione: ose të keni interes dhe të punoni si të tjerët, ose të keni interes edhe të punoni më shumë se të tjerët. Me kalimin e kohës, sigurisht do të ketë rezultat. /tesheshi.com/

Related Posts

Saviano: Vuajtjet e mia
Intervista

Saviano: Vuajtjet e mia

05/05/2025
Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!
Intervista

Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!

16/01/2025
Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!
Intervista

Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!

15/01/2025
Next Post
Vijoni të konsumoni alkool dhe duhan? Lexoni këto të dhëna të shkencës dhe hiqni dorë përpara se të çmendeni

Vijoni të konsumoni alkool dhe duhan? Lexoni këto të dhëna të shkencës dhe hiqni dorë përpara se të çmendeni

Për një pasdite me ushqim të shijshëm, biskota me fiq të tharë (receta e thjeshtë)

Për një pasdite me ushqim të shijshëm, biskota me fiq të tharë (receta e thjeshtë)

Zgjedhje të reja presidenciale në Turqi? Ja skenarët e mundshëm

Zgjedhje të reja presidenciale në Turqi? Ja skenarët e mundshëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni