Askush nuk e kishte menduar në të shkuarën e afërt se Rafael Nadal do të kthehej përsëri për të luajtur tenis në nivele të larta.
Dëmtimet e njëpasnjëshme e kishin lënë në hije më spektakolarin tenist spanjoll, më të papërmbajtshmin në fushat me dhé të kuq. Por paraqitjet që në nisje të këtij viti do të paralajmëronin furtunën që po afronte.
Një furtunë që do ta kishte kulmin të dielën e 11 qershorit, në finalen e French Open-it, kur Nadal do të shkërmoqte kampionin e 2015-s, zvicerianin Stan Wawrinka.
Titulli i dhjetë i në French Open, i 15-ti Grand Slam i fituar… një super Nadal.
Asnjë set i humbur, vetëm 35 game-e të fituara nga kundërshtarët në shtatë përballjet në Roland Garros.
Tani sfida është pozita e numrit një të botës. Andy Murray është i sfiduar, më saktë akoma, i kërcënuar.
Finalja e djeshme në Roland Garros ishte një kulm në tenisin e luajtur nga Rafa Nadal.
Shijoheni përmes fotografive të sjella nga e përditshmja sportive spanjolle AS. /tesheshi.com/