Pas një takimi të Shefes së Diplomacisë së BE-së Federica Mogherini, me dy delegacionet e Kosovës dhe Serbisë veç e veç, tani sapo ka nisur në Bruksel takimi mes qeverive të Beogradit dhe Prishtinës. Nuk ka më bisedime sy më sy por me delegacione në krah të djathtë.
Ky është takimi i dytë brenda një jave, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA. Ndërmjetësuesja, shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini, fillimisht takoi veçantë delegacionin kosovar, e pastaj elegacionin serb, para takimit të përbashkët trilateral, i cili sapo ka filluar.
/tesheshi.com/