Mitsotakis ka “kthyer pllakë”, pak pasi refuzoi të ndihmohej nga Shqipëria lidhur me zjarret katastrofike në vendin e tij.
“Falenderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri”, shkruan kryeministri grek, i zemëruar keqaz me homologun shqiptar Rama për shkak të Belerit. /tesheshi.com/