Mitet dhe dezinformatat për COVID-19 janë përhapur në të gjithë botën ditët e fundit me pothuajse të njëjtën shpejtësi si vetë virusi, paralajmëron nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Në faqen e saj të internetit, OBSH ka adresuar disa nga pretendimet më të përhapura në lidhje me koronavirusin, shumica e të cilave janë të pasakta.
OBSH shprehet se COVID-19 mund të përhapet në të gjithë klimat, pavarësisht nga lagështia dhe nxehtësia, dhe temperaturat e ulëta nuk ndikojnë në transmetimin e virusit.
Deri më tani, nuk ka asnjë provë që bartësit e virusit mund të jenë mushkonja, sipas OBSH.
Tharësit e duarve nuk vrasin COVID-19, dhe shpëlarja e rregullt e zgavrës së hundës me ujë deti, pra me shumë kripë, nuk e parandalon infeksionin.
OBSH thotë se hudhra ka efekte antimikrobike, por deri më tani nuk ka asnjë provë shkencore për të konfirmuar që ajo parandalon infeksionin.
Kur bëhet fjalë për antibiotikë, OBSH kujton se ato veprojnë vetëm në baktere dhe nuk kanë asnjë efekt te viruset. Aktualisht, nuk ka vaksinë për COVID-19 në botë, si dhe kurë për të infektuarit.
Alkooli dhe antiseptikët janë të mirë për dezinfektim, por nuk do të ndihmojnë nëse virusi tashmë ka hyrë në trup.
Kur bëhet fjalë për përhapjen e virusit në mesin e grupmoshave, nga COVID-19 mund të infektohet nga kushdo pavarësisht nga mosha, me të moshuarit, si dhe njerëzit me çështje ekzistuese shëndetësore që janë më të rrezikuarit, raporton OBSH. /tesheshi.com/