Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Misteri i takimi Surroi-Thaçi në rezidencën e Edi Ramës: skenaret në qeverinë Mustafa dhe enigma Haradinaj

by Te Sheshi
27/05/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Misteri i takimi Surroi-Thaçi në rezidencën e Edi Ramës: skenaret në qeverinë Mustafa dhe enigma Haradinaj

Zgjedhja president e Hashim Thaçit e ka trazuar të gjithë politikën kosovare dhe po e rikthen përmbys situatën, duke afruar një bashkëpunim që do ta trondisë nga themelet skenën politike të Kosovës.

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj pritet që të afrohen edhe më shumë drejt qeverisjes, duke hyrë në kabinetin e një koalicioni të madh, e me një opozitë të fortë si Vetëvendosja.

Një burim i tesheshi.com shtoi se gjithçka ka ardhur nga një drekë në rezidencën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në bregdetin e Durrësit, ku kreu i qeverisë shqiptare ka negociuar me Veton Surroin për një rikthim të tij në politikë dhe për afrim me Hashim Thaçin.

Pas atij takimi ka ndodhur dhe ndryshimi i pozicionit të Ramush Haradinajt, i cili u largua nga opozita dhe afroi qëndrimin me PDK-në. Haradinaj është takuar disa herë kohët e fundit me kryeministrin Edi Rama, dhe këtë e ka bërë të ditur edhe publikisht në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, mësohet se Gani Koçi, i propozuar për t’u bërë ministër i Integrimeve Europiane, nuk ka marrë pëlqimin e ambasadave perëndimore në Prishtinë. Ndërkohë që zëvendëskryeministri dhe ministri i Sporteve, Kujtim Shala, pritet të shkarkohet pas deklaratës së bërë për shkatërrimin e kishës ortodokse në qendër të Prishtinës, e cila është ndërtuar pa leje.

Po ashtu mësohet se kryeministri Isa Mustafa nuk i ka me sy të mirë dy ministra të tij, përkatësisht, Hikmete Bajramin, ministre e Zhvillimit Ekonomik, dhe Imet Rrahmanin, ministër i Shëndetësisë, të cilët pritet t’i largojë në kuadër të ribërjes tërësisht të qeverisë kosovare.

Burimi ka shtuar se PDK-ja e Kadri Veselit është duke flirtuar me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe me Nismën e Fatmir Limajt. LDK-ja ndihet e lodhur, ndërsa Vetëvendosja tanimë është ndarë në tri grupe.

Në gjithë këtë lëmsh politik, rol kyç ka pasur një drekë “punë” në selinë e kryeministrit të Shqipërisë në qytetin bregdetar të Durrësit mes Veton Surroit e Hashim Thaçit, me ndërmjetësimin e Edi Ramës. Një takim që është zhvilluar dhjetë ditë para se Hashim Thaçi të zgjidhet president i Kosovës.

Siç ka thënë burimi i portalit tesheshi.com, sytë e të mëdhenjve janë drejtuar në tërë këtë lojë nga AKR-ja e Behgjet Pacollit, si dhe nga partia e re që pritet të formohet prej Ilir Dedës e Mimoza Kusarit. Ndërsa flitet se zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen nga fundit i këtij viti.

Pas zgjedhjes së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçit, në postin e kreut të shtetit, qeveria e Isa Mustafës ndodhet e pakompletuar prej disa muajsh, kurse partneri i madh i koalicionit, PDK-ja, ende nuk ka mundur t’i propozojë ministrat për shkak të përplasjes së madhe brenda saj. Por edhe pasi janë bërë disa propozime, ato janë refuzuar nga ambasadorët e Kuintit.

Ambasadorët i kanë kërkuar Kadri Veselit ta rishqyrtojë këtë propozim. Përndryshe, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është nën presion të madh nga ana e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, pasi ky i fundit i ka kërkuar shkarkimin e zëvendësministrit dhe të ministrit për Kulturë, Rini e Sporte, Kujtim Shalës.

“Objekti i Kishës Ortodokse Serbe, që është ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës nga ana e regjimit të Slobodan Millosheviqit, e ka fatin e të gjitha objekteve të ndërtuara pa leje e që pritet të rrënohen,” ka thënë Kujtim Shala në një takim me Zhbogarin dhe me përfaqësues të Kishës Serbe.

Shala ka shtuar se, “sa të jem unë ministër për Kulturë, Rini e Sport, ky objekt kurrë nuk do të legalizohet”.

Burimi ynë thekson se këto fjalë kanë qenë fatale për Kujtim Shalën.

Por Mustafa nuk e ka shumë të lehtë ta bëjë këtë, pasi Shala ka udhëhequr lobimin e suksesshëm që çoi në pranimin e Kosovës në FIFA dhe në UEFA.

Zbutja e opozitarizmit të Ramush Haradinajt të AAK-së e të Fatmir Limajt të Nismës karshi PDK-së, e jo ndaj Isa Mustafës, po ndodh për arsye se PDK-ja e Kadri Veselit u ka ofruar atyre vende kyçe në qeverinë e ardhshme që do të krijohet pas zgjedhjeve.

Sipas burimit, PDK-ja në një marrëveshje të heshtur i ka ofruar Ramush Haradinajt postin e kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave do të mbahen në fund të këtij viti.

Haradinaj pritet të marrë me vete edhe “Nismën për Kosovën” të Fatmir Limajt, ndërsa PDK-ja mbetet të punojë për afrimin e AKR-së së Behgjet Pacollit. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
Njeriu që mund të vrapojë 560 km pa pushim

Njeriu që mund të vrapojë 560 km pa pushim

Sonte finalja e përsëritur pas dy vitesh e Champions-it: Real – Atletiko

Sonte finalja e përsëritur pas dy vitesh e Champions-it: Real – Atletiko

Ardita Sinani: një “Hillary Clinton shqiptare” e zgjedhur në krye të kuvendit komunal të Preshevës

Ardita Sinani: një “Hillary Clinton shqiptare” e zgjedhur në krye të kuvendit komunal të Preshevës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni