Pema ishte dhuratë e sjellë nga presidenti francez si pjesë e vizitës së tij zyrtare në Uashington dhe ishte marrë nga një pyll afër Parisit ku ishte zhvilluar një betejë e madhe gjatë Luftës së Parë Botërore me pjesëmarrjen e ushtarëve amerikanë.
Fotografitë e shkrepura nga një fotograf i agjencisë Reuters duket se tregojnë që pema e mbjellë në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron është zhdukur.
Pema, një fidan lisi nga një fushëbetejë kryesore e Luftës së Parë Botërore ku u vranë edhe marinsa amerikane, ishte dhuratë e presidentit francez si pjesë e vizitës së tij zyrtare në Uashington.
Pema vinte nga pylli Belleau, në veri-lindje të Parisit ku 1811 amerikanë humbën jetën në betejën e furishme në qershor 1918.
Në një postim në Twitter, Macron tha: “100 vjet më parë, ushtarët amerikanë luftuan në Francë, në Belleau për të mbrojtur lirinë tonë. Kjo pemë lisi (dhurata ime për Donald Trump) do të jetë një kujtesë në Shtëpinë e Bardhë e këtyre lidhjeve që na bashkojnë”.
Macron dhe Trump e mbollën atë të hënën e kaluar, duke përdorur lopata të arta së bashku me bashkëshortet e tyre Brigitte Macron dhe Melania Trump si dëshmitare.
Ceremonia e mbjelljes së pemës nxiti tallje dhe spekulime në median sociale, sidomos përsa i përket faktit nëse presidenti francez e kishte “hutuar” Trump për politikat e tij mjedisore dhe tërheqjen nga marrëveshja e klimës e Parisit.
Fotografitë e shkrepura nga Yuri Gripas i agjencisë Reuters të shtunën tregojnë vetëm një copë të verdhë bari në vendin e lëndinës jugore të Shtëpisë së Bardhë ku ishte mbjellë pema.
Media franceze e vuri re shpejt fotografinë. Edicioni francez i Huffpost citon një zyrtar qeveritar francez që tha se lisi “ishte mirë” por ndodhej në karantinë.
Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar menjëherë ndaj kërkesave për koment.
Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/