Nezar Seitaj, i njohur si llogaritari i Habilajve, ka dalë nga qelia e burgut në Katania, për të kaluar në arrest shtëpie. Për njeriun kyç të dosjes Habilaj, nga goja e të cilit opozita priste fundosjen e ish-ministrit Tahiri gjykata italiane ndryshoi masën e sigurisë.
Ndërkohë, nuk dihet ende asgjë se çfarë e ka lehtësuar pozitën e Seitajt, për emrin e të cilit pati dhe një përplasje politike muaj më parë në Shqipëri.
Paralel me hetimet italiane, emri i Seitajt është pjesë e dosjes te Krimet e Rënda, në një procedim të njëjtë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. /tesheshi.com/