Parlamenti Europian ka votuar dhe ka miratuar rezolutën për Ballkanin Perëndimor të pregatitur nga zëvendëspresidentja Ulrike Lunaçek.
Në rezolutë, Lunaçek i bënte thirrje 5 vendeve të Bashkimit Europian që të njohin sa më shpejtë Kosovën, ndërsa shtron idenë e liberalizimi të vizave në këtë shtet.
Sundimi i ligjit, media, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe largimet masive nga vendi janë shqetësimet kryesore që Lunaçek ka paraqitur në rezolutë, e cila është miratuar në Parlamentin Europian.