Nuk do mjaftojë zëvëndëspresidenti amerikan Joe Biden, por për reformën në Drejtësi do të investohet fuqishëm edhe Gjermania, pasi më datë 14 qershor, Tiranën do e vizitojë kreu i diplomacisë së Berlinit, Frank-Walter Steinmeier.
Kjo dallohet qartë nga fakti se 6 orët e qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar, siç njofton Top Channel, ai do të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Nëpërmjet ambasadorit në largim Hoffman, Gjermania ka treguar angazhim maksimal për miratimin e reformës në Drejtësi.
Dhe është ndoshta kjo arsyeja se përse shefi i qeverisë, Rama e sfidoi hapur sot opozitën në parlament, duke shprehur siguri dhe qetësi në miratimin e reformës së shumëpërfolur. /tesheshi.com/