Ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama”, Ylli Manjani, ka përshëndetur rënien në pranga të gjygjtarit Ibrahim Hoxha, duke kërkuar njëherësh dhe shkarkimin e tij nga KLD.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që mos ngurrojnë ta denoncojnë çdo shfaqje korrupsioni, si një garanci për hetime të sukseshme, duke aluduar me këtë këshillë dhe për rastin “Shullazi”, ku deri më tani vetëm një grua është “bërë burrë” dhe ka folur kundër tij.
Po ashtu, ai u kërkoi dhe gjygjtarëve të tjerë që të distancohen nga modeli korruptiv i kolegut të tyre Hoxha. /tesheshi.com/