“Zyra e regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lezhë është e shpartalluar dhe me punonjës që nuk realizojnë shërbimet ndaj qetetarëve. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë prezantimit të Drejtorit të ri të Hipotekës në këtë qytet, Ardian Simoni. Sipas Manjanit, askush nga punonjësit nuk do të ketë mbrojtjen e askujt, duke deklaruar se është e pafalshme që ky insitucion nuk komunikon me asnjë nga institucionet e tjera vendore dhe se nuk e imagjinon si mund të komunikojë me qytetarët.
“Më rezulton që se ka një shpartallim të organizimit të punës këtu në hipotekën e Lezhës. Një zyre të shpartalluar në këtë farë feje nuk e pranoj. Nuk kam asgjë personale me asnjërin nga ju, por jam i bindur që insitucioni më së pari ka fytyrën e drejtuesit. Këtu ka shumë probleme dhe e kam shumë të vështirë të kuptoj se përse ZRPP e Lezhës nuk komunikon me Aluiznin e Lezhës. Komunikim ndërshtetëror, vaj hallit çfare ndodh me qytetarët. Kjo situatë duhet të ndryshojë menjëherë dhe askush nuk ka mbrojtjen e askujt, do ketë zero tolerancë për ata punonjësit që nuk ju ofrojnë shërbim qytetarëve, pasi detyra jonë është të shërbejmë”, u shpreh ministri Manjani. /tesheshi.com/