Në klimën e marradhënieve të acarta me Tiranës dhe Athinës, kjo vajtje e ky fotografim i kreut të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati në stendën e botimeve “Çamëria” tek Panairi i Librit, nuk ngjan të ketë qenë një rastësi, qoftë dhe ironike.
Përkundrazi, ngjan si e mirëmenduar, si një shtytje inercike në delirin sfidues ndaj politikës greke, ardhur edhe nga fjalimi “historik” i Ramës në parlament me temë “Himarën”.
Aq më tepër kur fotoja është publikuar nga zëdhënësi i Bushatit, Glevin Dervishi, i cili e quajtur dhe “photo of the day”.
Dhë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme nuk është thjesht një gazetar i punësuar në atë pozicion, por një zyrtar me peshë të madhe, të cilit i peshohet çdo fjalë e çdo gjest me peshore farmaceutike.
Shpëtim Idrizi ndoshta mund ta bëjë, por jo zëdhënësi i shefit të diplomacisë, deri diku edhe zëri i diplomacisë së një shteti. /tesheshi.com/