Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka treguar se përveç se një zyrtar, ai është edhe një njeri shumë i mirë dhe i kujdesshëm. Ditën e mërkurë Z. Beqaj i ka dhuruar një buqetë me lule maji koleges së tij, ministres Eglantina Gjermeni.
Në pusullën e tij shkruhet: “Gëzuar lulet e Majit!”. Dhe me sa duket, një dhuratë e tillë e ka lumturuar ministren e Urbanistikës e cila nuk ka nguruar të postojë këtë fotografi në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter.
“Faleminderit kolegut Ilir Beqaj për lulet e Majit. Ma bëre ditën më të bukur”,- shkruan Eglantina Gjermeni./tesheshi.com/