Mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz lëshoi të enjten dekretet mbretërore në funksion të ristrukturimit të kabinetit qeveritar, agjencive qeveritare dhe departamenteve. Ministria e Punëve të Jashtme, Gardës Kombëtare dhe mediat, gjithashtu përfshihen nga ndryshimet.
Mes emërimeve më të bujshme, ka qenë ai Ibrahim al Assaf, Ministër i ri Punëve të Jashtme.
Al-Assaf, 69 vjeç, është një nga zyrtarët më me përvojë në Mbretëri. Ai është një nga ministrat më jetëgjatë, ku për afro 20 vjet ka drejtuar Financat e vendit,
Por njëherësh, ai ishte një nga zyrtarët më të shquar të qeverisë saudite që u mbajtën në paraburgim në “Ritz-Carlton”, duke u ngujuar në hotelin e shndërruar në burg në fillim të nëntorit 2017, në kuadër të “fushatës anti-korrupsion”, ndërmarrë nga princi Bin Salman.
Gati dy muaj më vonë, në janar të vitit 2018, papritmas u shfaq në një takim të Këshillit të Ministrave, i cili nxiti pyetje në lidhje me atë se çfarë i ka ndodhur atij gjatë burgimit të tij në “Ritz-Carlton” dhe rrethanat e lirimit të tij. Raportet e lajmeve folën pastaj për të “arrestuar” që u detyruan që të heqin dorë nga pasuria e tyre në këmbim të lirisë.
Në atë kohë, një media e afërt me udhëheqjen saudite, njoftoi se Al-Assaf u shfaq në takim “pasi u lirua nga të gjitha akuzat”.
Aty u raportua gjithashtu se autoritetet saudite “nuk e kishin marrë vendimin për të zëvendësuar Al-Assaf në postin i tij dhe kur ai e provoi pafajësinë e tij, krejt normalisht u kthye në detyrë”.
Ndërkohë, në “Ritz-Carlton” vijojnë të qëndrojnë të tjera emra pushtetarësh e biznesmenësh, nën dyshimet për korrupsion.
Ndryshimet në qeverinë saudite, vijnë pas goditjes së imazhit të Mbretërisë për shkak të vrasjes së gazetarit kritik Jamal Khashoggi. /tesheshi.com/