Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Millojko dhe Millan Radisavleviq: bosët me fletëarreste të naftës kontrabandë në veriun e Kosovës

by te Sheshi
17/09/2015
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Millojko dhe Millan Radisavleviq: bosët me fletëarreste të naftës kontrabandë në veriun e Kosovës

Nga redaksia

Veriu i Mitrovicës dhe Kosovës është kthyer në “Kuvajt” të Ballkanit dhe Evropës, sa i përket çmimit lirë të shitjes së naftës. Zubin Potoku, që njihet si vend malor ku blegtoria dhe pyjet janë mbijetesa e banorëve, më kohë është shndërruar në vend me ‘rafineri’ ilegale të naftës.

Por sa për dijeni, nafta e cila në veri të Kosovës shitet për 85 cent për litër, nuk është naftë; por një përzierje kimike, gjë që nuk po i pengon “të fortët” e Veriut që të pasurohen në dëm të buxhetin dhe popullatës së Kosovës.IMG_1324

Një burim i portalit tesheshi.com, informon se nafta që tregtohet në Veri është përzierje e disa komponentëve kimikë, si vaj për djegie, vaj ky që ka një përqindje shumë të lartë të sulfurit; pastaj edhe një mbetje kimike që mbetet pas prodhimit të naftës, si dhe kompozimin organik pentan, që, të gjtha këto së bashku tregtohen si naftë.

Në disa raste, sipas burimit, vaji për djegie dhe pentani kalojnë legalisht nëpër dy pikat kufitare ne veri të Kosovës në G 1 në Jarinje të Leposaviqit dhe G 31 në Bërnjak të Zubin Potokut, por në shumicën e rasteve ato hyjnë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

“Kriminelët nga Veriu, shumicën e këtyre komponentëve kimike e fusin në Kosovë përmes rrugëve ilegale, e më pastaj në të ashtuquajturën rafineri ilegale të naftës që gjendet në hyrje të Zubin Potokut, në krahun e djathtë; aty bëjnë përzierjen e më pas i shpërndajnë nëpër shumë pika të karburanteve për t`i shitur”, sqaron burimi.

IMG_1330

Sipas tij, në fshatin Zupç, të Komunës së Zubin Potokut, që është mbi 7 km larg Mitrovicës, janë të instaluara diku mbi 10 pika karburanti, disa të ndërtuara me standarde të larta e disa vetëm të improvizuara, të cilat e tregtojnë naftën me çmimin më të ulët në Evropë, me 85 cent për litër”.

Për këtë arsye, burimi i portalit tesheshi.com thekson se veriu i Kosovës është vendi që ka me më shumë pika  karburanti në botë sa i përket hapësirës territoriale.

Po kush e blen këtë naftë?

Një nga punëtorët e një pike në Zupç, që për shkaqe sigurie nuk do që të identifikohet,  thotë së këtë naftë të kualitetit më të mundshëm të dobët e blejnë taksistët nga jug i Mitrovicës dhe Kosovës, e blejnë firmat e ndërtimit që me këtë lloj nafte furnizojnë kamionët apo makineritë e tjera.

“Por jo vetëm kaq, pasi kjo naftë e cilësisë së dobët nuk shkon vetëm në jug të Mitrovicës dhe Kosovës, por edhe në Serbi, përmes autotransportuesve, të cilët pasi shkarkojnë mallin në Kosovë, me t`u kthyer mbushin rezervuarët e tyre deri në 600 litra, duke tregtuar pastaj këtë në Serbi”, ka informuar shitësi serb i karburanteve.

“Ndërsa gjatë kohë së dimrit, blerësit në këtë lloj nafte hedhin edhe pentan të lëngshëm për arsye që nafta të mos ngrijë pasi është e një cilësie shumë të dobët”, sqaron gjithashtu punëtori.

Dhe tani vijmë tek bosët e kësaj nafte, ata të cilët qëndrojnë në krye të kontrabandës së saj.Milojko Radisavleviq

“Shumica e kësaj nafte me cilësi të dobët dhe që tregtohet kontrabandë në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, bëhet gati dhe shitet nga firma “Babudovac”, pronë e Millojko Radisavleviqit”,  informon burimi i portalit tesheshi.com.

Dhe nuk ka si ndodh ndryshe: “Radisavleviq, është person i kërkuar nga policia e Kosovës, pasi që me këtë tregti ka shkaktuar vepër penale, si ikje të tatimit e shitje ilegale të naftës, me çka buxhetin e Kosovës e dëmton për miliona euro në vit, por që aq i bëhet. Puna vazhdon me ritëm”, sqaron burimi.Milan Radisavleviq

Në krah të Millojkos është i vëllai i tij, Millan Radisavleviq, edhe ky i akuzuar për disa vepra kriminale në Veri, e që për të, Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë lëshuar edhe një fletëarrest. Thuhet se që të dy vëllezërit fshihen në Serbinë Qendrore, por kjo nuk i pengon aspak që të drejtojnë kontrabandën e naftës në Veri e të përfitojnë miliona.

Burimi i portalit tesheshi.com, ka preçizuar se cilat janë pikat e karburanteve në veri të Mitrovicës dhe Kosovës nën administrimin e  firmës ‘Babudovac’: ‘TEAM Petrol’ në fshatin Zupç të Komunës së Zubin Potokut; pika e karburanteve në fshatin Bajnë që gjendet rreth 200 m në afërsi të pikë kalimit kufitarë në Bërnjak; si dhe pika e karburanteve në fshatin Uglare të Zubin Potokut.

Tesheshi.com informohet se kohë më parë, Millojko Radisavleviq, ka marrë me qira dhe pikën e karburantit në fshatin Rudare të Zveçanit, që gjithashtu është ‘TEAM Petrol’, e që pronar i saj është kapo tjetër i krimit në Veri, Zvonko Veselinoviq.

Burimi ka shtuar se Radisavleviqi ka arritur një marrëveshje, që për këtë pikë karburanti t`i paguajë Veseliniviqit një qira prej 2500 eurosh në muaj.

Kohë më parë, punëtorët e ‘Elektroprivredës; së Serbisë që ilegalisht veprojnë në veri të Kosovës, kanë bërë edhe legalizimin e të gjithë njësorëve të energjisë elektrike në pikat e karburanteve që tani i ka në posedime firma ‘Babudovac’.

Thuhet se Radisavleviqit, për të cilët pra është lëshuar fletarrest nga policia e Kosovës dhe EULEX-i, të gjitha punët për përzjerjen e naftës dhe më pas shitjen e saj, ia kryejnë dy burrat e motrave të tij, B.T dhe I.K, që të dy nga qyteti i Kragujevcit të Serbisë.

Ndërkohë, firma ‘Babudovac’, që fare nuk është e regjistruar në Kosovë, merret edhe me kontrabandë të pijeve alkoolike dhe joalkoolike, si dhe ka një zinxhir të tregtimit me pakicë në veri të Kosovës

Lidhur me këtë, zyrtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë janë mjaftuar të  konfirmojnë se për dy vëllezërit Radisavleviq ka vite që është lëshuar një fletëarresti, e që për këtë arsye janë në kërkim. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
FOTO/Fruta e perime të ndryshuara: ushqimet që ngjajnë si…

FOTO/Fruta e perime të ndryshuara: ushqimet që ngjajnë si...

Debati mes kandidatëve republikanë për Shtëpinë e Bardhë: të gjithë kundër Trump

Debati mes kandidatëve republikanë për Shtëpinë e Bardhë: të gjithë kundër Trump

VIDEO/Paninia më e shtrenjtë në botë: kushton 1500 dollarë dhe është e bërë nga …

VIDEO/Paninia më e shtrenjtë në botë: kushton 1500 dollarë dhe është e bërë nga ...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni