Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Milano: një sanduiç modest me peshk ton hap betejën ideologjike mes prindërve e shkollave

by te Sheshi
22/09/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Milano: një sanduiç modest me peshk ton hap betejën ideologjike mes prindërve e shkollave

Koha e drekës në shkollë mund të jetë një moment i sikletshëm për çdo 10-vjeçar. Por për një nxënëse në Milano e cila kishte marrë me vete një sanduiç të përgatitur në shtëpi – peshk ton brenda bukës integrale me feta domatesh organike- kjo gjë çoi në izolim.

Në këtë episod që kapititujt e parë të gazetës prestigjioze italiane, Corriere della Sera, fëmijën e larguan nga kafeteria ku hahej dreka dhe e dërguan në një klasë për ta konsumuar e vetme sanduiçin, pasi prindërit e saj ishin në dijeni dhe i sfiduan me vetëdije rregullat e shkollës që ndalonin të gjithë fëmijët nga konsumimi i gjithçkaje tjetër e ndryshme nga dreka që mundësonte institucioni.

Në Milano, pamja e panines modeste të përgatitur në shtëpi është shndërruar në një simbol të vërtetë të luftës ideologjike që ka shpërthyer e që ka nxitur një grup prindërish të ngrihen kundër administratorëve të shkollës dhe zyrtarëve lokalë, duke ngritur dyshime për limitet e të drejtave prindërore, ngatërruar me pikëpamje të ndryshme për ushqimin dhe nga ana tjetër, kërkesës së zyrtarëve të shkollës që rregullat duhet të zbatohen njësoj nga të gjithë me çdo kusht.

Historia nisi në Torino, ku një gjykatës së fundmi vendosi në favor të dhjetëra familjeve që ishin ankuar për cilësinë dhe sasinë e ushqimit që servirej në shkollat e fëmijëve të tyre. Atyre iu lejua që të mund të pajisnin fëmijët me ushqime alternative nga shtëpia.

Kur prindër me ankesa të ngjashme në Milano dëgjuan për vendimin ligjor, ata kërkuan ndryshime edhe në shkollat e fëmijëve të tyre, duke i dërguar në klasa me drekën e paketuar si një mënyrë proteste. Në shkollën fillore Pirelli në Niguarda, lagje e Milanos, pas paralajmërimeve të shumta nga drejtoresha historia kulminoi me dërgimin e një nxënëse në izolim për të ngrënë paninen e saj me ton, duke ia ndaluar praninë në kafeterinë ku hanin të gjithë.

Ajo që nisi si një grindje mes prindërve dhe shkollave tashmë është shndërruar në një debat të hapur politik, pasi përfaqësuesit e Partisë Demokratike të qendrës së majtë mbështetën ndalimin e drekave të shtëpisë si një mënyrë për të ruajtur civilizimin dhe rregullat, ndërkohë që përfaqësues të konservatorëve të Forza Italia mbështetën “schiscetta”, apo ushqimin e sjellë nga shtëpia.

Për Anna Scavuzzo, e cila ka në ngarkim politikën ushqimore në shkolla në qytet, drekat e paketuara nga shtëpia përbëjnë një kërcënim për sigurinë e nxënësve.

“Nëse lejojmë gjithkënd të sjellë ushqimin e vet, si mund të jemi të sigurtë se nuk do të ndodhë ndonjë gjë”, tha një zëdhënëse e zyrtares, duke vënë në dukje rastet e alergjive ushqimore, infeksionet, intolerancën nga ushqimi dhe probleme të tjera.

Sjellja e ushqimit nga shtëpia, tha ajo, kompromenton vlerat e shkollave që përpiqen t’u mësojnë studentëve për ushqimin dhe vlerat ushqyese. “Dreka është një moment i vërtetë edukativ. Ata kanë nevojë të mësojnë të ulen së bashku, të hanë ushqim të përshtatshëm dhe organik, dhe se nuk mund të hanë vetëm patatina dhe çokollata. Ata janë në shkollë dhe kjo do të thotë komunitet”, tha zëdhënësja.

Sistemi i shkollave publike në Milano u shërben rreth 80 mijë nxënësve drekën për çdo ditë. Prindërit paguajnë për drekën sipas pasurisë që kanë, por pjesa më e madhe paguajnë rreth 2.60 euro në ditë.

Zyra e Scavuzzo-s tha se vendimi i drejtoreshës për të izoluar fëmijën ishte i gabuar dhe se zyrtarët e qytetit do të sqarojnë se çfarë duhet të bëjnë shkollat kur përballen me raste të rebelimit me anë të panineve të paligjshme, apo termusëve të mbushur me tortellini apo lëng mishi: të konfiskohet dreka deri në fund të ditës dhe të detyrohet fëmija të hajë në kafeteri.

Në mënyrë alternative, prindërit mund të ndjehen të lirë t’ua japin drekën fëmijëve në shtëpi.

“Ne investojmë shumë para në këtë shërbim. Asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur”, tha zëdhënësja. E pyetur për cilësinë e ushqimit, ajo vuri në dukje përpjekjet e bëra nga këshilli bashkiak për përmirësim të vazhdueshëm. Rreth 40 për qind e ushqimit që shërbehet është organik dhe serviret me materiale të dekompozueshme, tha ajo, ndërsa orizi merret nga burime lokale. Qyteti po përpiqet që edhe vaji i ullirit dhe makaronat të jenë organike vitin e ardhshëm.

Rrebelimi shihet nga disa si një lloj nisje e rrezikshme e shkatërrimit të normave sociale.

“Nuk po flasim vetëm për pesë, gjashtë apo shtatë njerëz që ngrenë shqetësimin e tyre për ushqimin. Ata kërkojnë të drejtën të bëjnë çfarë të duaj dhe kjo është e papranueshme. Nëse je në shkollë, ka rregulla, përndryshe çdo gjë shkatërrohet. Më pas nis të pretendosh të drejta edhe për lëndët që ata studiojnë”, tha zëdhënësja e zyrtares Scavuzzo.

Marilù Santoiemma, një nënë që drejton betejën në favor të drekës së paketuar tha për Corriere della Sera: “Ne nuk duam të fitojmë me çdo kusht. Ne duam cilësi më të mirë. Dhe kemi vite që kërkojmë për mundësinë, që është dhënë në provinca të tjera, që shkollat të ofrojnë ushqim në ditë të caktuara”.

Deri më tani, vetëm pak prindër po sfidojnë sistemin, një fakt që sipas një një politikaneje konservatore, Valentina Aprea nga Forza Italia, e cila kundërshton ndalimin, reflekton mosdëshirën e prindërve për të tërhequr fëmijët e tyre në protesta.

Aprea thotë se në diskutim janë tre probleme: shija e pakët e ushqimit në shkolla, kostoja e lartë për prindërit, sidomos pë rata me më shumë se një fëmijë, dhe të drejtat prindërore.

Për fëmijën e dërguar nga kafeteria në  izolim me drekën e përgatitur në shtëpi, ngjarjet janë qenë dramatike. “Vajza më than ë shtëpi se kishte qarë”, tha prindi i saj për gazetën Corriere, ndërsa një tjetër u ankua se fëmija i vet ishte mërzitur nga ngjarja dhe nuk e kishte prekur fare ushqimin.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore
Bota & Rajoni

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
“Droga” sërish në parlament, Rama: nuk e sollën ne, e gjetëm mes jush

“Droga” sërish në parlament, Rama: nuk e sollën ne, e gjetëm mes jush

I “zemëruar” me reformën në drejtësi, Nishani e vlerëson para botës në OKB

I “zemëruar” me reformën në drejtësi, Nishani e vlerëson para botës në OKB

Përse fëmijët duan të luajnë gjithmonë të njëjtën lojë?

Përse fëmijët duan të luajnë gjithmonë të njëjtën lojë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni