Shkrimtarit francez me prejardhje çeke, Milan Kundera i është dhënë shtetësia, ajo çeke pra, 40 vjet pasi u largua nga Çekosllovakia, ahere në kampin socialist.
Ambasadori çek në Francë, Petr Drulak njoftoi se Kundera kishte marrë çertifikatën e shtetësisë javën e kaluar në Paris.
Kthimi në shtetësi ishte gjithashtu një rezultat i takimit të vitit të kaluar me kryeministrinAndrej Babij, i mbajtur në Paris.
Kundera u arratis Çekosllovakia në 1975 dhe jeton në Francë.
Në vitin 1978, autoritetet komuniste të Pragës ia hoqën nënshtetësinë. /tesheshi.com/