Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Milaim Zeka, ka kritikuar gjuhën e përdorur gjatë seancës së sotme nga deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, duke thënë se vetëvendosësit po e përdorin strategjinë e Millosheviçit.
“Millosheviçi bënte vetëm monolog. Nuk pranonte të fliste me askënd. I mjaftonte përkrahja e popullit. I mjaftonte karta e patriotizmit, që në fund ia theu qafën”, ka shkruar Zeka.
Tutje ai ka thënë se është e ulët që dikush ta akuzojë Ramush Haradinaj se po i bie në gjunjë Listës Serbe.
“A ka ultësi, poshtërsi, amoralitet, fodullëk, e racizëm më të madh se sa ta akuzosh Ramush Haradinajn se na qenka gati t’i bjerë në gjunjë Listes Serbe”, ka deklaruar ai.
Zeka është shprehur se VV sot ka pësuar një disfatë politike.
Ai u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike në vend që të marrin pjesë në takimin konsultativ që është paraparë të mbahet të mërkurën në orën 10:00. /tesheshi.com/