Fqinji jugor, Greqia ka aktivizuar së fundi helikopterë të saj për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.
Siç njoftohet, operacioni i parë po zhvillohet në zonën e Dukatit në Vlorë, ku grekët, si partnerë në NATO janë angazhuar kundër flakëve.
E gjitha kjo ka ardhur pas kërkesës së qeverisë shqiptare drejtuar Aleancës, për ndihmë në këtë situatë të paprecedentë.
25 vatra zjarri janë regjistruar së fundi në territorin shqiptar, ku veçon Krasta në periferi të Elbasanit. /tesheshi.com/