Mijëra njerëz janë mbledhur në Madrid dhe Barcelonë, në mbështetje të unitetit.
Protestuesit janë shprehur për një Spanjë unike dhe mbështesin nisjen e bisedimeve mes rajonit që votoi për pavarësi të dielën e kaluar dhe qeverisë qendrore.
Organizatorët e tubimeve, nën sloganin “a duhet të bisedojmë”, thanë se ky është një mesazh dërguar politikanëve të Spanjës.
Protestuesit mbanin parulla ku shkruanin “Spanja është më e mirë se liderët” dhe “Le të bisedojmë”.
Tubimet u mbajtën 6 ditë pas referendumit në Katalonjës për ndarje nga Spanja, të cilin qeveria qendrore e ka shpallur të paligjshëm, ndërsa Gjykata Kushtetuese vendosi anullimin e tij.
Autoritetet e Katalonjës thonë se afro 90% e 2.26 milionë njerëzve, që kanë marrë pjesë në referendumin për pavarësi, kanë votuar në favor të ndarjes nga Spanja.
Zyrtarët thanë se dalja në referendum ishte 42%, e 5.34 milionë votuesve të regjistruar në këtë rajon. /tesheshi.com/