Shefi i EULEX-it Gabriele Meucci ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës arrin t’i miratojw ndryshimet Kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, Task forca për hetimin e krimeve të pretenduara gjatë luftës në Kosovë që është në kuadër të EULEX-it do të mbyllet.
Më tej ai shtoi se EULEX dhe Gjykata Speciale nuk do të kenë asgjë të përbashkët.
Ai këto komente i bëri gjatë dhurimit të 15 veturave për Doganën e Kosovës.