Teksa në parlamentin grek ka nisur debati i nxehtë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, asaj pra me Maqedoninë që garanton ndryshimin e emrit, Metju Nimiç, njeriu që u angazhua për gati 15 vjet rresht në arritjen e një konsensusi mes Shkupit e Athinës si i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, paralajmëroi se rënia e Marrëveshjes do kishte pasoja të rrezikshme për të dyja palët.
Sipas tij, do të duhen vite për të arritur një marrëveshje të re.
“Nëse Marrëveshja e Prespës nuk hyn në fuqi, pasojat e dështimit do të jetë e thella. Unë mund të parashikoj shumë skenarë, disa prej të cilave janë shumë të rrezikshëm”, tha Nimiç për Kathimerini-n
Ai paralajmëron se një marrëveshje të re midis Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë do të marrë vite, pasi do vihet sërish në tryezën e bisedimeve, për të gjetur zgjidhje për të gjitha ato çështje për të cilat të dy palët kanë rënë dakord tashmë.
Nimiç tha se negociatat e reja do të bëheshin në rrethana krejtësisht të ndryshme politike.
Ai rikujtoi se rezultati i Marrëveshjes së Prespës erdhi pas përpjekjeve që zgjatën një çerek shekulli.
Shkupi dhe Athina ranë dakord vitin e kaluar që Maqedonia të quhet Republika e Maqedonisë Veriore.
Kjo marrëveshje u ratifikua nga parlamenti maqedonas, ndërsa këto ditë pritet të ratifikohet dhe në parlamentin grek. /tesheshi.com/