Meta e ka identifikuar veten sërish me një hero që do e shpëtojë Shqipërinë, e cila sipas tij kërcënohet dhe territorialisht.
Së paku këtë desh të thosh kur në një konferencë për media, e para që pas ndërrimit në emrit nga LSI në Parti e Lirisë, përmendi 28 mijë km katrorë të vendit, që siç tha, do i mbronte me gjak.
“Ne nuk kemi pretendime për asnjë metër katror në asnjë vend. Këto 28 mijë metra katrorë do i mbrojmë me gjak. Kjo flakë do ta shpëtojë Shqipërinë nga kjo rrokullisje e kësaj bande”, tha Meta, pa përmendur se kush është armiku i jashtëm në këtë rast që tenton të cenojë kufijtë shtetërorë. /tesheshi.com/